LAJMI I FUNDIT:

Jelekë për vajzat beqare

Jelekë për vajzat beqare

Jelekët të krijuar ekskluzivisht për beqaret me shpejtësi të madhe po shiten në Japoni nga firma ‘Triumph’.

Me emrin “Në kërkim të një burri”, këta jelekë masin kohën deri në momentin që vajza njeh princin e kaltër. Në momentin që në mekanizëm futet unaza e fejesës, ora ndërpret llogaritjen e kohës dhe jelekët luajnë “Marshin e dasmës”.

Statistikat në Japoni tregojnë se 57 për qind e vajzave nën 34 vjeç janë beqare dhe biznese të tilla rezultojnë fitimprurëse. /Telegrafi/