Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd ka analizuar të arriturat e dialogut dhe diskursin publik që po e përcjell, si dhe çka është arritur në “dialogun e brendshëm për Kosovën”, nga 1 nëntori i vitit të kaluar deri në 15 janar të këtij viti.
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se në këtë periudhë është favorizuar statu- quo, por edhe se ka ndryshuar toni, dhe se nuk ka përparim drejt arritjes së konsensusit.
“Ndarja është një zgjidhje e lehtë, e cila zbatohet vetëm në hartë dhe nuk mund të realizohet pa veprime të kufizuara luftarake dhe viktima të reja”, kishte thënë Oliver Ivanoviq, duke folur për “nyjën e Kosovës”, raporton N1.
Fjalët e Ivanoviqit i ka përkujtuar, para paraqitjes së rezultateve, njeriu i parë i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, përcjell Telegrafi.
“Disa individë dalin me këtë ide, sepse këtë e çështje e shohin nga kabineti, nuk e imagjinojnë se në këtë hartë, në qoftë se ajo zmadhohet, mund të shohin kokat e njerëzve që për këtë arsye mund të pësojnë “, ka cituar Janjiq, politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq, i vrarë ditë më parë në një atentat.
Ai tha si u reflektua vrasja e liderit serb të Kosovës, në polemikat rreth Kosovës, do të dihet vetëm në raportin e ardhshëm.
Autorët e raportit konstatojnë se është shqetësues fakti se ka gjithnjë e më pak angazhim për politikën e hapave të vegjël, dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.
“Ajo që është e re dhe shqetësuese, është paraqitja e zërave të opsionit të luftës dhe intervenimit ushtarak. Më parë, kishte një konsensus dhe një mbështetje të njëqindpërqindtë për idenë e Aleksandar Vuçiqit për opsionin paqësor, kurse tash po flitet për opsionin e luftës”, tha Dushan Janjiq.
Po forcohet gjuha e urrejtjes, kurse kundërshtarët politikë po quhen tradhtarë dhe mercenarë, gjë që, sipas analizës, është shumë e theksuar në rrjetet sociale.
“Ajo që ne kemi gjetur, janë kërcënimet, mallkimet, diskualifikimet, përjashtimet dhe supozimet se çfarë po ndodh, thirrjet për veprim dhe agjitacion”, thotë Tatjana Vehovec, nga Qendra për Media LIBER.
Dialogu për Kosovën në rrjetet sociale ka mbështetje në rreth 17% të postimeve, 38% e postimeve janë neutrale, ndërsa rreth 45% e komenteve janë të ngjyrosura me tone negative. Ky proces perceptohet më shpesh si tradhti, realitet, shitje dhe mashtrim.
Është interesante se kundërshtarët më të mëdhenj të dialogut prijnë në Facebook, ku ajo lidhet me shitjen e Kosovës, kurse në Twitter është më i zëshëm i ashtuquajtura “pjesa e padëgjueshme e opinionit” ku shumica për dialogun deklarohen si për një mashtrim të qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë