Janë njerëz, duhet të trajtohen si njerëz!
“Veç nevojën e vogël ta kryejë”. Ishte kjo një lutje që u përsërit disa herë me një zë që sa vinte e shtohej – përkundrejt fjalëve fyese e nënçmuese të pronarit të një “internet kafeje” pranë “Kompleksit Lesna”. Pa dashje u ktheva drejt zërave që dëgjoja. Lutja ishte nga një person me probleme mendore, i cili ka vite që shëtitë rrugëve të Prishtinës pa kurrfarë përkujdesje. Fat të njëjtë kanë edhe shumë persona të tjerë, që ballafaqohen me probleme të së njëjtës natyrë. Nuk e di nëse lutja e tij u pranua, por e di që ai dhe gjithë të tjerët si ai meritojnë një kujdes, përkrahje dhe integrim në komunitet si nga institucionet, po ashtu edhe nga vetë qytetarët. Ata nuk meritojnë një keqtrajtim sikur ky nga pronari i “internet kafesë”. Fundja lutja e tij ishte shumë e njerëzishme, normale dhe racionale, kryeqytetit i mungojnë wc-të publike.
Sa do të doja që këtë shkrim të mos e filloja më një rrëfim si ky, por e fillova. Sa do të doja që një ditë “lutësin” ta takoja si pronar të një internet kafeje e jo si “lutës”, dhe sa do të doja për pak çaste edhe ty të vëja në gjendjen e “lutësit”. Po, ty të vëja aty në pozitën e tij. Të lutem mos u zëmëro në mua! E di që kjo nuk do të pëlqente aspak, vetëm të menduarit e vetës në një gjendje të tillë të frikëson, ndoshta më shumë se vetë vdekja! A thua pse gjithë kjo frikë? Është kjo frikë vetëm nga “gjendja” – sëmundja? Apo mos ndoshta kjo frikë buron nga diçka tjetër -nga pasojat që do vijnë posa të tjerët të shohin si të sëmurë mendor? Mendoj se kjo e dyta është më e vërtetë se sa e para.
E di se, jo rrallë herë të ka ndodhur të takohesh me ndonjë person që ballafaqohet me sëmundje mendore, shikimi yt padashje ndeshej me shikimin e tij, e ti herë më keqardhje, herë më dhimbje dhe shumë herë pa arsye me frikë lëshoje shikimin për tokë dhe shpejtoje hapat e ndoshta edhe lakoje rrugën për t`u larguar sa më parë nga ai. Përse tërë kjo frikë? Ndoshta ti habitesh nga kjo pyetje dhe më nxitim më thua si të mos kam frikë nga një person i “çmendur”, i “trentë”, “budalla”, i “sëmurë”…, i cili mund të…? Sinqerisht shumë do të doja sikur mos t`a dëgjoja këtë nga ti, por fatkeqësisht ky është perceptimi i pjesës më të madhe të shoqërisë sonë, për personat me probleme apo sëmundje mendore.
Konsideroj, se si rrjedhojë e perceptimit të gabuar dhe paragjykimeve të cilat ekzistojnë, personat me probleme mendore në shoqërinë tonë nuk trajtohen. Fatkeqësisht ata keqtrajtohen. Sigurisht mund të këtë ndonjë përjashtim, por shumë prej tyre, janë të izoluar, të braktisur dhe disa të tjerë të mbyllur në qendra korrektuese. Familjet në të shumtën e rasteve i mbajnë të fshehura rastet e tilla, nga njerëzit në rrethin ku jetojnë ose edhe më keq heqin dorë nga të ndihmuarit e familjarit te tyre. Kjo është e dhimbshme për ta, megjithatë e bëjnë. Arsyet pse e bëjnë këtë, janë të paarsyeshme, por mjerisht të pranueshme nga shoqëria. Nga kjo shoqëri që të sëmurin mendor vështirë mund t`a perceptoj si njeri.
Pasi familja heqë dorë nga ai, ai mbetet në rrugë, po mos të harrojmë se “rrugëtimi” i tij deri në rrugë nuk është aq i lehtë. Jo rrallë herë ai detyrohet të braktis shtëpinë e tij nga abuzimet që bëhen me të nga familjarët e tij. Ai nuk mund të qëndroj në dhomën e ndejës – ve mas kur ka vizita nga farefisi , ai nuk mund të dal të shëtis, të flas dhe atë nuk duhet ta shohin të tjerët, sepse kjo është turp për familjen. Po përse ai të jetë turpi i familjes? Unë nuk e di, s’mund ta kuptoj në fakt s’kam mundur t’a kuptoj kurrë.
Sa herë ke dëgjuar storie në të cilat personi me problem mendore, ka rolin e keqbërësit, të dhunuesit madje edhe vrasësit të babait, vëllait apo një të treti. Dyshoj që gjëja e parë e menduar nga ti kur dëgjon storie të tilla është se personat me probleme mendore janë të rrezikshëm dhe si të tillë duhet të mbyllen, izolohen në mënyrë që të tjerët të jenë të sigurt nga e liga që ata mund të bëjnë. Unë nuk e mohoj mundësinë e ekzistimit të ndonjë rasti kur personi me probleme mendore shpreh dhunë ndaj të tjerëve, por jam shumë i sigurt se në të shumtën e rasteve kur ai bëhet i dhunshëm, ndodhë për shkak të keqtrajtimit të tij deri në atë masë sa bëhet i padurueshëm dhe i imponohet të bëjë diçka që në një farë forme edhe mbështet paragjykimin shoqërorë. Pra ata në shumicën e rasteve nuk janë të dhunshëm, por ne i detyrojmë të bëhen të tillë. Këtu duhet përmendur dhe faktin së shumë sjelljeje të cilat bëhen nga ata, perceptohen si të dhunshme edhe kur realisht nuk janë të tilla. Një ditë duke kaluar rrugës një kalimtar më tha: kujdes nga ajo duke bërë me gisht nga një vajzë “nuk është mirë”, “është e sëmurë” një ditë më ka goditur në kokë me balon (tullumbace). E tash ti gjyko vetë se çfarë pasoja mund të sjell një goditje e tillë. Pra edhe loja e tyre shihet dhe perceptohet si dhunë, sigurisht kjo është e padrejtë, megjithatë ndodhë.
Jam i vetëdijshëm së të shkruarit është gjëja më e vogël qe ne mund të bëjmë për personat me problem mendore, të cilët janë vëllezërit dhe motrat tona. Kujdesi apo moskujdesi ndaj tyre reflekton atë se sa çmohet dhe vlerësohet në shoqërinë tonë qenia njeri. Unë nuk them se ata kanë nevojë për mëshirën tuaj jo assesi, atyre thjesht duhet dhënë të drejtat qe u takojnë dhe të jemi të njerëzishëm me ta. Në fakt këtu shihet “njerëzilleku”, sepse me të tjerët shumë herë tu imponohet të jesh i mirë e i njerëzishëm. Dhe tash krejt në fund nëse ti thua mirë, e kuptoj se ata janë të diskriminuar në shoqërinë tonë, po çfarë mund të bëjë unë për ta? Unë do të ndjehesha shumë i lumtur, ndoshta kjo tregon se tash është edhe dikush që dëshiron të bëjë diçka për të stopuar stigamatizimin dhe diskriminimin ndaj personave me probleme mendore në shoqërinë tonë.
Uroj që këtë ta lexoj edhe pronari i “internet kafesë”, gjykimi social shpeshherë dëshmohet të jetë më funksional se ai institucional, andaj ne duhet t’i gjykojmë rastet e tilla, dhe nëse këtë nuk mund t’a bëjmë, na vjen rëndë, atëherë të paktën mos t`i buzëqeshim keqtrajtuesit duke i miratuar atë që ai bënë, dhe asnjëherë të mos tallemi me ta, sepse një ditë krejt pa papritur për ne, mund të gjendemi në këpucët e tyre.
(Autori është bachelor i Psikologjisë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker