LAJMI I FUNDIT:

Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq do të jenë deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së

Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq do të jenë deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot i ka njoftuar Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq, kandidatë për deputetë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, se ata janë të radhës në listën e deputetëve në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore që hyjnë në Kuvend.

Ata zënë vendin e deputetëve Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski, të cilët janë emëruar drejtorë të spitalin “8 Shtatori”, përkatësisht të Drejtorisë së Doganave.

“KSHZ mbajti seancën e 109-të në të cilën e shqyrtoi raportin e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin informoi se Kuvendi në seancën e mbajtur sot konstatoi se deputetët e zgjedhur Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski nga Koalicioni “Maqedonisë Juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM u përfundon mandati i deputetëve sipas nenit 152 të Kodit Zgjedhor”, njofton KSHZ./Telegrafi/