Jakup Krasniqi dhe Agim Zatriqi i Riu
Gjithçka fillon me individin dhe përfundon tek individi. Këtu nuk ka dilemë. Kështu, edhe Kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka paraqitje të shpeshta mediale në RTK duke na porositur neve qytetarëve të Kosovës se Radio televizioni i Kosovës, pra RTK, duhet të vazhdohet të parapaguhet me çmim prej 3,5 eurove në muaj.
Sipas tij, në mënyrë që të sigurohet pavarësia editoriale dhe programore e RTK-së si televizion publik, janë qytetarët e Kosovës ata që duhet të paguajnë për këtë medium. Kështu, as buxheti i Kosovës nuk do të rëndohej, por as Qeveria nuk do të akuzohej për ndërhyrje në këtë televizion. Sipas Jakup Krasniqit, kjo është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të zgjidhur këtë situatë.
Jakup Krasniqi ndoshta ka të drejtë. Por, ai po harron që si individ ai është aktualisht Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kështu, mënyra se si Jakup Krasniqi paraqitet në RTK, por edhe në debate e raste të tjera mediale ku flitet për RTK-në si televizion publik, është mënyra e komunikimit që na i kujton disa mentalitete dhe politika të vjetra të para vitit 1999 në Kosovë.
Kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, duket të ketë logjikën e njëjtë politike dhe qeverisëse. Ai mendon që qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë për RTK-në. Mënyra se si e thotë ai këtë është mënyrë decizive, pra tashmë ai ka vendosur dhe i mbetet Kuvendit të tij që të miratojë këtë propozim, pra ta amandametojë ligjin për RTK-në me këtë paragraf dhe që parapagimin e detyrueshëm për RTK-në ta bëj ligjor, pra si diçka të natyrshme dhe normale.
Kështu, Jakup Krasniqi nuk përfill mendimin e rreth 2 milion qytetarëve të Kosovës për këtë parapagim. Ai injoron faktin dhe situatën në terren që qytetarët e Kosovës prej fillimit kanë qenë kundër dhe mbeten kundër parapagimit të RTK-së, edhe për shkak të kushteve ekonomike, por edhe për shkak të kushteve shoqërore dhe politike. Parapagimi prej 3,5 eurove dhe rrogat e larta në RTK janë disa nga arsyet pse ky medium u shndërrua në televizion klanesh, në televizion amatorësh të programeve televizive, por edhe në televizion përtacësh. Sepse tash e tetë vjet, parapagimi prej 3.5 eurove është dëshmuar të jetë investim në shkatërrimin e jo në ndërtimin e RTK-së. Kështu, duket që Jakup Krasniqi po i trajton qytetarët e Kosovës vetëm si hu (shtyllë) të dobishëm për gardh.
Ndërkohë, në RTK doli konkursi për Drejtorin e Përgjithshëm të saj. Lista e kandidatëve për këtë pozitë pune tregon, përkatësisht, shtron çështjen se cili do të jetë Agim Zatriqi i Riu? Sepse të gjithë ata konkurrues e kanë përkrahur Agim Zatriqin në mënyrë të drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë. Keqpërdorimet financiare, programore dhe të punësimit në RTK nuk kanë nisur në vitin 2008, por prej ardhjes së Agim Zatriqit në këtë televizion. E gjithë lista e konkurrentëve për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së është me emra individësh të cilët ose kanë qenë aty në RTK dhe kanë heshtur kur Zatriqi ka kryer këto manipulime, ose e kanë përkrahur Zatriqin nga jashtë gjatë gjithë kohës sa ai kryente manipulimet. Një koncept ligjor e bënë më fajtor pjesëmarrësin dhe ndihmësin në kryerjen e aktit kriminal sesa vet kryesin e veprës. Dua të them, lista e kandidatëve për këtë pozitë pune tregon qartazi se as drejtori i ardhshëm nuk do të jetë shpëtim as për RTK-në e as për qytetarët e Kosovës. Sepse lista (dhe qasja e Jakup Krasniqit) tregon që Agim Zatriqi do të zëvendësohet me një Agim Zatriq tjetër, por me moshë më të re.
Në anën tjetër, tregu medial i Kosovës vazhdon të jetë i mbyllur duke kanalizuar të gjitha ardhurat për këto televizione nga reklamat, donacionet dhe nga parapagimi vetëm për KTV-në, RTV21 dhe RTK-në. Pra, në vend që Kryetari i Kosovës Jakup Krasniqi të ftojë të gjithë në debatin për zhvillimin e tregut medial, ai shkon e thërret për vazhdimin e monopolizimit të këtij tregu duke bërë thirrje që të amandamentohet ligji për RTK-në mbi parapagimin e detyrueshëm.
Sipas meje, Jakup Krasniqi e ka huq qasjen e tij edhe individuale, por edhe si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, në lidhje me RTK-në. Edhe një herë, ai dhe Kuvendi i Kosovës, bashkë me Qeverinë dhe me shoqërinë civile, duhet te debatojnë e të diskutojnë se si të ndërtohet një treg i shëndosh dhe i qëndrueshëm medial në vendin tonë në mënyrë që publiku i Kosovës, pra qytetarët, të jenë sa më të informuar dhe të kenë çfarë të shikojnë në kanale televizive, edhe sport, edhe muzikë, edhe filma, edhe dokumentare dhe programe të tjera arsimore, informuese e zbavitëse.
Aktorët publik duhet të ndërtojnë tregun medial në Kosovë e ku RTK duhet të jetë pjesë e atij tregu. Shpëtimi i RTK-së nga vetvetja është përfshirja e saj në tregun medial e ku ajo duhet vet të sigurojë ekzistencën edhe financiare edhe programore. Punonjësit e RTK-së duhet të djersitin ngapak prapanicën e të jenë kreativë në punën e tyre.
Në spektrin medial, deri më tash është dëshmuar që tregu ekonomik i Kosovës të ketë mjaft reklama që secili televizion të mbijetojë pa kurrfarë donacionesh nga buxheti i Kosovës ose drejtpërdrejt nga qytetarët e Kosovës. Bile, është dëshmuar që bashkësia ndërkombëtare të jetë e gatshme të ofrojë donacione ose edhe të investojë në zhvillimin e medieve në Kosovë. Por, fatkeqësisht Jakup Krasniqi dhe disa politikanë dhe aktorë të tjerë publik nuk e kanë hallin aty. Ata mendojnë që vet zëvendësimi i Agim Zatriqit (me një Agim Zatriq tjetër të Ri) është ajo që i duhet qytetarëve-parapaguesve të Kosovës. Bile, ata na trajtojnë si qytetarë evropianë dhe britanikë duke na thënë që parapagimi për RTK-në si televizion publik është normal. Ndoshta kjo do të përpihej disi, nëse edhe të ardhurat mujore do t’i kishim sikurse qytetarët evropianë. Pih!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker