LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Nesër, ditë historike

Jahjaga: Nesër, ditë historike

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në një takim. Ajo tha se nesër është një ditë historike për futbollin kosovar.

“Jo shpesh herë në jetë na jepet mundësia të bëjmë histori. Andaj iu duhet të ndjeheni krenar që po përfaqësoni shtetin tonë. Kjo do jetë një kurajo shtesë për të gjithë ne”, kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi priti sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, presidentja e Kosovës e veshi fanellën e bardhë të Përfaqësueses së Kosovës dhe bëri fotografi me të gjithë të pranishmit. /KP/Telegrafi/