LAJMI I FUNDIT:

Ja se çfarë thotë shkenca për ftohjen

Ja se çfarë thotë shkenca për ftohjen

Vjeshta duket se përbën startin e të këqijave për sa i përket shëndetit! Kryesisht ftohja është shumë e zakonshme në këtë sezon. Shkenca në fakt di diçka më tepër…

Vjen pak pas fillimit të shkollës dhe na shoqëron deri në pushimet verore. Ka nga ata të cilët besojnë se koha e ftohtë shkakton të ftohtin dhe të tjerë që janë të sigurt se e marrin atë kur sistemin imunitar e kanë të dobët.

Pavarësisht studimeve të shumta, disa prej të cilave vërtet interesante, edhe shkenca është ende në mëdyshje për ftohjen. Megjithatë, ja se çfarë thuhet për këtë të fundit nga ana shkencore në një botim të “Focus.it”.

Sa lloj ftohjesh ka?


Edhe pse shkencëtarët flasin për “virusin e ftohjes”, ato që e shkaktojnë ftohjen janë pesë familje të virusit. Më të zakonshmit, përgjegjës të 30-40 për qind të ftohjeve, janë Rhinovirus, nga të cilët ekzistojnë rreth dyqind lloje gjenetikisht të dallueshëm.

Sa herë në vit preket njeriu nga ftohja?

Mesatarisht, të rriturit preken nga dy deri në katër ftohje në vit, ndërsa fëmijët nga gjashtë në tetë. Duke marrë në konsideratë Rhinovirus-in, kohëzgjatja për çdo ftohje është llogaritur një javë, e përkthyer gjatë gjithë jetës do të thotë pesë vjet të kaluara me teshtima dhe shami nëpër duar. Viruset e ftohjes jetojnë vetëm në hundën e njerëzve dhe jo në atë të kafshëve, përveç shimpanzeve dhe primatëve të tjerë.

A mund të merret në verë?

Viruset e të ftohtit janë të përhapura kudo, por janë sezonale. Sezoni i etheve fillon me një përshkallëzim në fillim të vjeshtës dhe vazhdon gjatë dimrit deri në një kulm të ri në mes të pranverës. Në verë, virusi thuajse zhduket.

Si transmetohet?

Në kohën e Luftës së Parë Botërore, shkencëtarët demonstrojnë atë që sot duket e qartë: nëse merret një përqendrim i sekrecioneve nazale nga një person me ftohje dhe vendoset në hundën ose sytë e një tjetri, edhe ky i fundit ftohet. Por se si ndodh kjo gjë në botën reale, është shumë më e komplikuar!

A qarkullon virusi në ajër?

Mbase. Edhe pse nëpërmjet teshtimës lëshohen grimca të shumta pështyme, padyshim me mikrobe, ende nuk është provuar se infektimi mund të ndodhë nëpërmjet ajrit. Në vitet ’50 është provuar për ta demonstruar, por pa asnjë rezultat. Madje, edhe një puthje nuk duket të jetë një mënyrë e transmetimit efikas.

Ku dhe sa jeton virusi?

Në një studim të vitit 1973, ashtu siç raporton mjeku dhe shkrimtari, Atul Gawande, në një artikull në revistën New Yorker, virusi është gjetur i gjallë pas tri orësh në pikat e mukusit (mukozës) së tharë nëpër veshjet prej najloni, leshi, mëndafshi dhe në objekte metalike e druri, por edhe mbi lëkurë. Pra duket se virusi mbijeton mirë mbi pjesën më të madhe të sipërfaqeve jo poroze, por çuditërisht jo te facoletat prej pambuku ose nëpër shami.

Si mund të shmanget marrja e ftohjes?

Këshillat e ekspertëve është që t’i lani shpesh duart dhe të mos prekni fytyrën, hundën dhe sytë. Por ja që kjo gjë është më e thjeshtë të thuhet sesa të bëhet. Gjithsesi, mundohuni ta keni sa më shumë parasysh këtë këshillë!

A ju bën keq aktiviteti fizik kur jeni me ftohje?

Jeni ju vetë ata të cilët mund të vendosni nëse do ta vazhdoni apo jo palestrën: nëse simptomat janë nga qafa e sipër (hundë pak të zëna dhe dhimbje të pakta fyti), një aktivitet i lehtë fizik nuk duhet shmangur. Por nëse simptomat janë nga qafa dhe poshtë (kollë, dhimbje të muskujve, vështirësi në frymëmarrje) nuk ju këshillohet asnjë lloj aktiviteti fizik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori