Nëse ndonjëherë ju ka rënë të shihni kallaballëk para WC-ve të femrave, me siguri keni pasur kureshtje të dini përse përnjëherë aq shumë femra duhet patjetër të gjenden para dyerve të WC-ve, çfarë bëjnë ato aty brenda dhe përse duhet t’i prisni gjatë që t’ju bashkohen në tavolinën tuaj.
Shkuarja në tualet është pikërisht një mini-party femërore. Ndodh që njëra nga vajzat vërtet të ketë nevojë të “vizitojë” WC-në. Shoqja e saj vendos ta shoqërojë, thjesht sa për të shëtitur pak, për të parë në mos është ndonjë mike e vjetër, ndërkaq e shfrytëzon rastin edhe të përmirësojë grimin e vet, “të qëndrojë para derës, që të mos hyjë dikush brenda.
Kur të shkojnë në ndonjë klub apo restorant të ri, më parë e lokalizojnë WC-në. Kur hyjnë brenda, më parë vlerësojnë se cila kabinë është më e pastër, ku ka letër higjienike dhe ku kundërmon më pak.
Pasi ta gjejnë kabinën e lirë, fillon një fjalosje e vogël se cila duhet të hyjë e para, përkatësisht cilës i është më “urgjente”. Pastaj shkohet te lavaboja për t’i pastruar duart. Mbi lavabo, zakonisht gjendet pasqyra, ku është rasti më i mirë që të qesin edhe një shtresë maskaraje dhe buzëkuqi, të heqin hijesimin e shlyer, të spërkatin edhe pak parfum, të përmirësojnë frizurën… Natyrisht shoqet shfrytëzojnë rastin që njëra-tjetrës t’i tregojnë se a është çdo gjë në rregull. Por i japin këshilla se si ajo tjetra të duket edhe më mirë.
Derisa i bëjnë këto gjëra, patjetër tregojnë edhe ndonjë thashetheme për ekipin me të cilin janë, për vuajtjet dashurore, por edhe për planet se ku të shkohet më tutje. Jo rrallë mund të ndodhë të takojnë ndonjë të njohur, ish-kolege apo ish-mike.
Zgjidhja më e mirë për vajzat të cilat vërtet kanë nevojë t’i kryejnë nevojat fiziologjike është kabina në WC-në e meshkujve. Aty gjithmonë është qetësi, e vetmja gjë që u nevojitet është të marrin guximin për të kaluar pranë radhës së guaskave ku urinojnë meshkujt, të cilat rrallë mund të jenë të zbrazëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Pse shohim ëndrrën e njëjtë disa herë?

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Peshorja – Horoskopi vjetor për 2025: Një vit dashurie, gushti sjell harmoni familjare dhe suksese profesionale

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet