E plotësuar: Pas shfaqjes së 107 filmave në gjashtë kategoritë përkatëse, Dokufest shpalli çmimet e edicionit të sivjetmë, sipas përzgjedhjes së jurive ndërkombëtare. Në Kino “Bahçe”, gjatë ceremonisë së mbylljes, anëtarët e jurisë shpërblyen kineastët dhe producentët për arritjet e tyre.
Prizreni priti një numër të paprecedentë të filmëbërësve ndërkombëtarë dhe nga rajoni, po ashtu edhe një numër rekord të mysafirëve nga industria e filmit. Në total, programi i festivalit u përbë nga 237 filma, me programe speciale dhe programin Focus America që solli mbi 30 filma nga SHBA.
Kinematë e festivalit u frekuentuan nga 13 mijë vizitorë përgjatë rrjedhës së festivalit që zgjati nga 16 deri më 24 gusht. Një numër i punëtorive, paneleve, master klasave, debateve dhe koncerteve po ashtu ishin pjesë e programit.
Më poshtë gjeni çmimet e këtij edicioni:
ÇMIMI I PUBLIKUT: PËRQAFIMI (THE HUG) nga Lulzim Guhelli (Kosovë).
PROCREDIT EKO VIDEO:
Vendi i parë: A Day of Clear Weather nga Alketa Ramaj
Vendi i dytë: Lumenjtë e vdekur nga Besnik Boletini
Vendi i tretë: Reka Sitnica nga Sonja Ristic
GARA KOMBËTARE – FITUES: SILENCE (HESHTJE) nga Bekim Guri (Kosovë).
Juria: Axel Behrens, Kirsten Ruber, Adela Demetja
Deklarata e jurisë: Pa e definuar në mënyrë strikte kohën dhe vendin, filmi tregon historinë në mes të një babai dhe bijës së tij, duke ilustruar vendimin më të vështirë në jetën e babait në mesin e Luftës në Kosovë . Në të njëjtën kohë, ai është një film lidhur me fatin e shumë individëve në kohën e luftës rreth e rreth botës, edhe në të shkuarën e edhe tani. Pa dialog dhe i treguar në disa minuta, regjisori ka krijuar një film madhështor dhe të balancuar mirë.
GARA E FILMAVE TË SHKURTËR – FITUES: SUBTOTAL nga Gunhild Enger (Norvegji).
Juria: Mihai Grecu, Montserrat Guiu Valls, Ujkan Hysaj
Deklarata e jurisë: Ne, juria, ndjejmë se ky film luan në mënyrë të vazhdueshme me audiencën, duke krijuar momente të papritura dhe situata absurde me një ndjenjë unike humori. Karakteret janë komplekse dhe të definuara mirë, derisa ato kalojnë nëpër një zinxhir situatash dhe ngjarjesh që i bëjnë secilin nga ta që të sillen në një mënyrë groteske.
GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT – FITUES: METAMORPHOSEN nga Sebastian Mez (Gjermani).
Juria: Andrea Kuhn, Claire Aguilar, Francesco Giai Via
Deklarata e jurisë: Anëtarët e jurisë së Green Dox do të donin ta falënderonin DokuFest-in për një javë të mrekullueshme mikpritjeje të ngrohtë dhe përzgjedhjeje të fortë e të shumëllojshme të filmave. Juria jonë erdhi në një përfundim unanim të përzgjedhjeve tona. Çmimi Green Dox shkon për një film që e dërgon shikuesin në një nga vendet më të ndotura në planet, një zonë katastrofike radioaktive. Duke e bërë të padukshmen të dukshme, filmi e shpalos shkatërrimin tragjik të një rajoni dhe njerëzve të tij.
GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT – ÇMIMI SPECIAL: MY NAME IS SALT nga Faridah Pacha (Zvicër/Indi).
Juria: Andrea Kuhn, Claire Aguilar, Francesco Giai Via
Deklarata e jurisë: Do të donim t’i jepnim Çmimin Special një filmi i cili përdor tregim të fuqishëm vizual për të shfaqur një traditë të respektueshme dhe antike për njeriun që punon tokën.
GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT – FITUES: JUDGMENT IN HUNGARY nga Eszter Hajdu (Hungari/Gjermani/Portugali).
Juria: Nenad Puhovski, Enver Robelli, David France.
Deklarata e jurisë: Secili nga tetë filmat e shfaqur në garën e Human Right Dox është një arritje e zbulimi, ndjeshmërie dhe humanizmi. Qoftë në mënyrë të qetë apo në çirrje morale, ata e ngritin zërin e arsyes në botë përmes mjeshtërisë së tyre prej ekspertësh të formës së artit dokumentar. Ky film i shquar është po aq gozhdues sa çdo dramë krimi, por vendimi formal artistik i regjisorit e bën atë shumë më shumë se aq, duke e sjellë shikuesin jo vetëm në zemër të një vendimi të gjykatës, por në vetë bankën e gjykimit. Si audiencë, ne qëndrojmë në gjykimin e të akuzuarit, në sistemin e drejtësisë dhe në zemrën njerëzore. Ky film shfaq një zhvendosje të paradigmës të rrëfimit në kategorinë e të drejtave të njeriut dhe është një arritje e madhe.
GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT – ÇMIMI SPECIAL: THE MISSING PICTURE nga Rithy Panh (Kamboxhi/Francë).
Juria: Nenad Puhovski, Enver Robelli, David France.
Deklarata e jurisë: Me shprehjet e tyre, të gjithë lanë një përshtypje të thellë dhe afatgjatë në ne. Shumë nga ta na kanë mahnitur. Por dy nga ta u dalluan në mesin e tyre për rrëfim të besueshëm e të durueshëm dhe efektin e tyre shkatërrues mbi shikuesin. Juria dëshiron t’ia atribuojë një Çmim Special një filmi që ofron një eksplorim bujar e poetik të periudhës më të errët në historinë e vendit të filmbërësit. Filmi njëherësh është provokues dhe i trishtueshëm, symprehtë dhe metaforik, rrënues e plot shpresë. Në shumë nivele ky film është një dhuratë e dashur.
GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I SHKURTË – FITUES: EMERGENCY CALLS (HÄTÄKUTSU) nga Hannes Vartiainen dhe Pekka Veikkolainen (Finlandë).
Juria: Neil Young, Sergio Oksman, David Fisher, Marion Döring, Vassily Bourikas
Deklarata e jurisë: Juria i jep çmimin për Best Short një filmi që është herë i trishtueshëm herë argëtues. Ky film i mrekullueshëm në aspektin vizual, i mprehtë në aspektin gojor dhe mospërfillës – zhanri në mënyrë mjeshtërore shmang shumë vrojtime ose dokumentime të katastrofave. Në vend të saj, ai niset të ekzaminojë mjeshtëritë natyrale dhe thelbësore që aktivizohen kur një qenie tjetër njerëzore kërkon ndihmë.
GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I SHKURTË – ÇMIMI SPECIAL: LA REINA (THE QUEEN) nga Manuel Abramovich (Argjentinë).
Juria: Neil Young, Sergio Oksman, David Fisher, Marion Döring, Vassily Bourikas
Deklarata e jurisë: Juria i jep një Çmim Special një filmi që ndërtohet në mënyrë të qëndrueshme nga një hapje aspak armiqësore në një mbyllje pikëlluese.
GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I GJATË – FITUES: DOMINO EFFECT nga Elwira Niewiera dhe Piotr Rosolowski (Poloni/Gjermani).
Juria: Neil Young, Sergio Oksman, David Fisher, Marion Döring, Vassily Bourikas
Deklarata e jurisë: Çmimi për vitin 2014 i shkon një filmi që na kujton se në fushën e dokumentarëve problemet e qasjes janë shpesh elementë qenësorë në triumfin final artistik. Ne u impresionuam nga ndjeshmëria dhe takti me të cilin jetët reale të protagonistëve sillen në ekran, duke ilustruar dashurinë romantike në mes të dy individëve që hedhin dritë në marrëdhënien komplekse në mes të dy kombeve.
GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I GJATË – ÇMIMI SPECIAL: ENDLESS ESCAPE, ETERNAL RETURN nga Harutyun Khachtryan (Armeni).
Juria: Neil Young, Sergio Oksman, David Fisher, Marion Döring, Vassily Bourikas
Deklarata e jurisë: Juria i jep një Çmim Special një projekti të një game të gjerë por një fokusi të ngushtë, një studim karakteri të një individi të veçantë që gjithashtu flet fuqishëm rreth mërgimit, identitetit kombëtar dhe vetëpërcaktimit.
GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT – FITUES: EVAPORATING BORDERS nga Iva Radivojevic (Amerikë/Qipro).
Juria: Alexander Weiss, Ivana Todorovic, Charlotte Cook
Deklarata e jurisë: Për pyetjet universale që i ngrit lidhur me një temë shumë komplekse, të shoqëruar me fotografi shumë të bukur dhe me një mjeshtëri regjisoriale madhështore.
GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT – BALKAN NEWCOMER: WAITING FOR AUGUST nga Teodora Ana Mihai (Belgjikë).
Juria: Alexander Weiss, Ivana Todorovic, Charlotte Cook
Deklarata e jurisë: Për portretizimin e tij intim, të bukur e objektiv të një familje dhe udhëtimit të dashur në të cilin regjisorja e merr shikuesin e vet.
GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT – ÇMIMI SPECIAL: 1973 nga Stefan Ivancic (Serbi).
Juria: Alexander Weiss, Ivana Todorovic, Charlotte Cook
Deklarata e jurisë: Juria për kategorinë BALKAN DOX do të dëshironte t’ia dhurojë një Çmim Special një filmi që e merr një njeri nga jashtë dhe e sjell brenda – me dhembshuri, respekt dhe intrigë përmes pamjeve magjike e të krijuara me bukuri, dhe një marrëdhënieje të mrekullueshme me muzikën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Përsëri, për gratë...

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa