LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë zbulojnë sytë për shëndetin tuaj

Ja çfarë zbulojnë sytë për shëndetin tuaj

Oftamologët mund të tregojnë shumë, duke shikuar vetëm në retinën e syrit tuaj.

Përpos sëmundjeve të syve si katarakti apo glaukoma, mjekët e syve mund të zbulojnë edhe problemet me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare apo të mëlçisë – vetëm duke ju shikuar në sy.

E, për këtë është i nevojshëm, kontrolli më i shpeshtë i syve, transmeton Telegrafi.

Huffington Post, ka bërë një raport, lidhur me sëmundjet që mund t’i zbuloni vet, nëse i keni këto simptome në sy.


Skuqje të syve dhe/ose ndjeshmëri ndaj dritës?
Kjo mund të përkthehet si pezmatim i uvesë që ndodhet në mes të syrit. Sipas ekspertëve, kjo ndohë kur “sistemi imunitar, është duke e sulmuar veten”.
Për shkak të kesaj, fillon të irritohet pjesa e mesme në sy, dhe nëse jeni duke përjetuar një gjë të tillë, caktoni një takim te mjeku i syrit.

Sy shumë të thatë?
Kjo mund të jetë pasojë e mos kapsitjes sa duhet të syve, ose alergjive, por skenari më i keq i mundshëm, mund të jetë sindromi Sjogren – qelizat e bardha të gjakut, sulmojnë gjëndrat që e krijojnë lagështinë në gjak.

Sy shumë të lëngshëm?
Shkaktar i kësaj mund të jenë kanalet e zgjeruara të lotëve, pluhurit, erës, alergjive, infeksionit dhe lëndimit.
Kur sytë janë të lëngshëm, është mirë sepse e pastrojnë vetëm, por nëse kjo ndodhë shpesh, bëni një kontroll tek mjeku.

Shtresim i fluideve nën retinë?
Kjo mund të jetë e ndërlidhur me stresin, por meqenëse kjo gjë shkaktron edhe turbullimin e syrit, bën që të humbet pjesërisht shiqimi.

Bëni një kontroll
Këto janë prova, se sytë vërtetë janë dritare e shpirtit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori