Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë janë zotuar të zbatojnë masa për të de-përshkallëzuar dhunën në rritje pas bisedimeve në Jordani.
Në një deklaratë të përbashkët në fund të takimit në vendpushimin Akaba të Detit të Kuq të dielën, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thanë se do të punonin ngushtë për të parandaluar “dhunën e mëtejshme” dhe se ata “riafirmuan domosdoshmërinë e angazhimit për de-përshkallëzim”, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Sipas mediumit në fjalë, pas “diskutimeve të plota dhe të sinqerta”, palët palestineze dhe izraelite “riafirmuan nevojën për t’u angazhuar për de-përshkallëzimin në terren dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e përbashkët erdhi në fund të një takimi ku morën pjesë gjithashtu zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Jordanisë, mes shqetësimeve në rritje për një përshkallëzim të dhunës në prag të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit që fillon në fund të marsit.
Izraeli dhe Autoriteti Palestinez theksuan “gatishmërinë dhe angazhimin e përbashkët për të punuar menjëherë për të ndaluar masat e njëanshme” për tre deri në gjashtë muaj, sipas deklaratës.
Vendi pritës Jordania, së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në, i konsideruan “këto mirëkuptime si përparim të madh drejt rivendosjes dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy palëve”, thuhet në deklaratë.
Të dyja palët ranë dakord gjithashtu të takohen përsëri muajin e ardhshëm në Sharm el-Sheikh në Eqypt.
Por Grupi Hamas, i cili qeveris Rripin e rrethuar të Gazës, dënoi Autoritetin Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor për pjesëmarrje. Një zyrtar nga grupi tha se takimi ishte “i pavlerë” dhe nuk do të ndryshonte asgjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri