LAJMI I FUNDIT:

Ivanoviq: Prania e KFOR-it, jetike

Ivanoviq: Prania e KFOR-it, jetike

Sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq ka deklaruar se prania e KFOR-it në Kosovë është jetike për t’i shmangur incidentet dhe situatat të ngjashme më ato që ndodhën ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas tij, KFOR-i duhet të ketë prani të dukshme në ato pjesë të Kosovës që paraqiten si vatra potenciale të krizës – pasi kjo, sipas tij, ka ndikim preventiv tek të gjithë ata që posdeojnë armë.

Ivanoviq ka thënë se, për momentin, është shumë e rendësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe që populli mos të bie pre e provokimeve.

Ndërkaq ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka kërkuar të dielën nga KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i, që të bëjnë "përpjekje plotësuese për sigurimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për ata në veriun e Mitrovicës, të cilët janë më së shumti të rrezikuar".


Bogdanoviq të dielën në Mitrovicë u takua me përfaqësuesit e katër komunave në veri të Kosovës. Pas këtyre takimeve është thënë se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të bashkëpunojnë me misionet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori