Ivanov: Njëra nga arsyet e abolimit është kërcënimi me vdekje që i’u bë dy politikanëve (Video)

Presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov po i pengon pse prej mijëra përgjimeve që ka në dispozicion, Prokuroria Speciale Publike zgjodhi pikërisht ato të dyshimeve për malverzime të politikanëve. Por jo vetëm kaq. I pari i shtetit po dyshon se prapa këtij mekanizmi qëndrojnë zëra tjerë, dhe se po keqpërdoret për të prish rahatinë e brendshme.
Motivi që e çoi atë për të fal politikanët, Ivanov rrëfeu para kryeredaktorëve të shtatë televizioneve nacionale se ishte edhe kërcënimi me jetë i dy politikanëve.
“Edhe shërbimet e huaja, dhe tonat, më kanë raportuar për rrezikun real të dy liderëve të partish. Janë kërcënime reale. Kërcënime që vinin nga personat që duan të likvidojnë fizikisht ata. Kishte edhe deklarata nga të dy liderët në fjalë për kërcënimet që kanë marr. Por, nuk mundem që t’ju jap më shumë informata. Por fakti qëndron, se ka kërcënime”, u shpreh Gjorgje Ivanov, President i RM-së.
Sipas Ivanov frymëzimi i tij për këtë faljen e politikanëve ka qenë kërkesë e kahmotshme e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili siç tha ai, ka kërkuar garanci që nuk do të arrestohet, kur të merrë pjesë në mbledhjet e liderëve.
I pyetur për koment meqë vendimi i tij për falje, shkaktoi pengesë direkte në punën e Prokurorisë Speciale, Ivanov hedhi poshtë këtë gjë, dhe tha se nuk ka ushtruar opstruksion te ky organ i ndjekjes, rpasi që sipas tij ekipi i Katica Janevës do të mund të kryejë procedurat pas zgjedhjeve.
“Ne prisnim që Prokuroria Speciale, të prodhojë dalje nga kriza, e jo komplikim të krizës. Asnjë prej atyre lëndëve nuk mund të ketë epilog juridik, para zgjedhjeve. Prandaj po them, pas zgjedhjeve të lira, le të punojë pa problem, dhe të punojë për atë që janë marr vesh liderët politik. Unë nuk isha pjesë e kësaj marrëveshjeje. 04:18 Le të më shpjegojë (Prokuroria Speciale) se si është e mundur që nga 650 mijë përgjime, si i gjeti ajo përgjimet të vetëm këtyre politikanëve! Çfarë metodologjie përdorën. Unë i bëjë ftesë publike Prokurorisë Speciale që të përgjigjet në këtë pyetje?”, tha Ivanov.
Ai vlerëson se reagimet e ndërkombëtarëve kundër vendimit të tij nuk i bëjnë përshtypje, dhe se nuk ka marr vendim nga inati.
“Disa prej ambasadorëve i kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e ambasadorëve nga Konventa e Vjenës për diplomaci. Ata vijnë dhe shkojnë, ne mbetemi’’, shtoi Ivanov.
Presidenti i shtetit u ankua përse ambasadorët, sipas tij, “po shetisin nëpër gjykata” ndërsa atë e kritikojnë për sulm ndaj shtetit të së drejtës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi