Në Vodno, lagjja më elite në Shkup, sipas të gjitha gjasave edhe në shtet. Ndërkaq, këtu mbi shkollën “Koço Racin”
në Vodno, është epiqendra ose vendi më elitar i elitave. Afër është rezidenca e ambasadorin amerikan, ndërkaq komshi i Bejlit është presidenti Ivanov – personi i cili ishte inspirim për të hulumtuar TV NOVA mbi pasurinë e tij.
Në këtë ndërtesë jetojnë tre familje “Partenij Zografski” numër 61 është shtëpia e manjatit mediatik Sërgjan Kerim dhe bashkëshortes së tij Snezhana Llazova Kerim të cilët e posedojnë katin e parë, familja e Robert Janevit është mbi ta, ndërkaq në katin e tretë jeton Sasho Tonevski.
Sipas, fletë-pronësisë në Kadastër, Sasho Tonevski në ndërtesën e “Partenij Zografski” dy banesa. Njëri është me hapësirë prej 138 metër katrorë, ndërkaq tjetri prej 119.
Ky emër nuk ka qenë i njohur në publik, derisa zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov nuk e zbuloi në publik se kush është ai.
Sasho Tonevski është vëllai i zonjës së parë në Maqedoni, Maja Ivanova, gruaja e presidentit Gjorge Ivanov. Shilegov publikoi disa dokumente se Tonevski ka marrëdhënie biznesi në “parajsën tatimore” – Panama.
Sipas Shilegovit, Tonevski ka lidhje biznesore me firmën “Lip Korp Panama Siti” nga Panama.
Shilegov: E vërtetuar, Gruevski ka folur në telefon për aferën e ‘Bankës së Maqedonisë’Ai ka paraqitur edhe një dokument në lidhje me akuzën që ka ngre.
“Lil Korp Panama është themelues dhe pronar i firmës “Delfino Travel Ballkans”. Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanovës, është gjithashtu njëri nga pronarët dhe udhëheqësit e firmës “Delfino Travel Ballkans”. Para disa ditësh, në moment kur nisi të shpërndahet skandali me larjen e parave në Panama, “Delfino Travel Ballkans” është fshirë nga Regjistri Qendror”, tha Shilegov duke prezantuar dokumentin para gazetarëve më 24 prill.
Ndërtesa në të cilën jeton Tonevski është e legalizuar në vitin 2012, deri atëherë ka qenë si ndërtim pa leje. Sipas fletë-pronësisë nga Kadastra, banesat në emër të Tonevskit janë shkruar në dhjetor të vitit 2012.
Sipas fletë-pronësisë një vit përpara legalizimit, më 5 dhjetor të vitit 2011, banesat kanë qenë të vendosura në hipotekë në “TTK Bank” me vlerë prej 365.000 euro. Përveç këtyre dy banesave, në emër të Tonevskit në Kadastër është i shkruar edhe një pronë e patundshme, përcjellë Portalb.
Në lagjen Nerez, kunati i Sasho dhe dhëndri Gjorge, në vitin 2010 kanë blerë kullotë me hapësirë prej 189 metër katror. Në Nerez gjithashtu kanë tokë me hapësirë prej 395 metër katror.
Tonevski vjet vitin e kaluar, gjegjësisht më 30 korrik, ka blerë banesë prej 65 metër katror në Ohër.
imot-2-373x210Por, kjo është vetëm prona private e Tonevskit. Nova Tv nga Regjistri Qendror ka nxjerrë dokumente për ndërmarrjet në emër të Tonevskit. Në adresën “Ilindenska” numër 3, ndërtesa në të cilën ende ka banesë presidenti Ivanov, në të cilën ka jetuar përpara se të zhvendoset në Vodno, janë të regjistruara tre ndërmarrje: “Delfino Travel Agency”, “Delfino Travel” dhe “Delfino Rentakar”.
Më e vjetra është ndërmarrja “Delfino Travel” e cila është formuar në vitin 1995, ndërkaq dy ndërmarrjet tjera janë të formuara në vitin 2011 dhe 2012.
Ndërmarrja “Delfino” në dy vitet e fundit ka realizuar të ardhura prej 10.000 euro, ndërkaq dy ndërmarrjet tjera së bashku kanë realizuar qarkullim prej thuajse 3.2 milionë euro.
Familja Ivanov llogaritet si familje mesatare, por disa nga farefisi i tyre mund të llogariten si familje që kanë prona në afërsi të diplomatëve, familjeve Kamçev dhe Stojmenov./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi