Fausto Russo, është 38 vjeçari nga Italia i cili prej 17 ditësh po kurohet nga coronavirus në repartin e sëmundjeve infektive në spitalin Santa Maria Goretti në Latina të Italisë.
Në një intervistë përmes skype, për RTV Ora, 38 vjeçari tregon eksperiencën e tij gjatë këtyre ditëve të vështirë dhe si po i nënshtrohet terapisë eksperimentale me tocilizumab dhe që po jep efekt.
Kush është Fausto?
“Jam pronar i një qendre fitnesi, i martuar me dy fëmijë, jam instruktor atletike për skuadra futbolli, jap mësim pranë Federatës italiane të futbollit për të përgatitur trajner të ri futbolli. Kam një jetë mjaft aktive si personale ashtu dhe sportive. Nuk jam duhanpirës. Në 38 vite të jetës sime nuk kam pasur kurrë asnjë patologji tjetër e asnjë problem shëndetësor. E në një moment u gjeta në një krevat spitali duke më munguar frymëmarrja”.
Si nisi sëmundja?
Gjithçka nisi ditën e enjte më 5 mars kur pata temperaturë 38 gradë. Mjeku më rekomandoj të merrja takipirinë por temperatura nuk zbriste e më nisën dhe krizat e frymëmarrjes.
U keqësova shumë ditën e diel e thirra ndihmën e urgjencës mjekësore që më sollën këtu ku ndodhem në repartin e sëmundjeve infektive.
Pas tamponit u konfirmua se kisha polmonit e Covid-19.
Mjekët që të dhanë ndihmën e parë e të dërguan në spital ishin me veshjen e duhur të mbrojtës?
Po mjekët ishin veshur me tutat mbrojtëse, me kaskat e kishin dyshimin se mund të isha i infektuar nga coronavirus.
Po ti vetë kur e pate dyshimin se mund të ishe prekur nga COVID-19?
Dyshimi më erdhi natën e së shtunës duke e gdhirë dita e diel, (7-8 mars) pasi nga krizat e frymëmarrjes e kuptova se kishte diçka që shkonte.
Çfarë ndodhi në spital?
Më vunë menjëherë kaskën e frymëmarrjes e ushqehesha në rrugë artificiale për 6 ditë, nuk mund të lëvizja, nuk mund të çohesha nga krevati, merrja serume, e për do gjë kujdesej personeli sanitarë. 6 ditë e 6 netë me këtë kaskë në kokë është diçka e vështirë për t’u kuptuar e për ta imagjinuar. Koha nuk kalonte, nuk gjeja pozicionin për të fjetur. Një eksperiencë e fortë që nuk do e harroj kurrë në jetën time.
Pas 6 ditësh më hoqën kaskën e më vunë maskën e oksigjenit me tuba në hundë, Një doktoreshë më informoi nëse doja të provoja terapinë eksperimentale me një ilaç që përdoret për anti artrit e antireumatizëm, Pranova e nisa menjëherë kurimin.
Pas 2-3 ditësh menjëherë gjendja ime shëndetësore u përmirësua në 60-70%- E që nga ai moment erdha duke u përmirësuar, nisa të përdorja vetëm tubat në hundë e jo maskën e frymëmarrjes e sot marr frymë vetë.
Po si funksionon kjo terapi eksperimentale? Sa herë e merrnit ilaçin Tocilizumab e për sa kohë do vazhdojë?
Tocilizumab merret përmes serumit e vetëm 1 herë në javë e në maksimum për 3 javë në varësi të gjendjes shëndetësore të pacientit. Me mua funksionoi që në dozën e parë dhe e mora veç një herë e këtë javë nuk e mora më. Pra do të thotë se jam mirë. Po kurohem gjithashtu me një ilaç tjetër antiviral e me kortizon.
Po kur mund të jesh infektuar nga coronavirus?
Nuk e kam idenë por me siguri në punë, në qendrën time të fitnes e me siguri ndonjë nga personat që stërviten në qendrën time ma ka ngjitur.
Familja ime për fat rezulton negative nga virusi dhe e mbyllën dhe periudhën e karantinës së detyruar që patën për kontaktin që patën nga unë.
Çfarë dhimbje fizike ka ky virus?
Problemi i këtij virusi mendoj se është kur preken mushkëritë e shfaqet polmoniti, sepse është mjaft i egër e me rrezik vdekje. Mungesa e frymëmarrjes është një sensacion mjaft i fortë e vështirë për ta përshkruar. Për fat nuk vuaja nga patologji të tjera pasi rreziku për jetën është i lartë.
A ke humbur shqisën e nuhatjes e të shijes?
Absolutisht jo. Haj mirë e shijoj, por më ka mbetur vetëm pak kollë e lehtë e bezdisshme herë pas here që pritet të largohet gjatë fazës së rikuperimit.
Sapo kam bërë tamponin e dytë e mezi pres të kthehem në shtëpi. Kam kaluar 20 ditë e dua të shoh fëmijët e mi.
Mendoj se si qeveria italiane ashtu dhe ne italianët e nënvlerësuam coronavirus e prandaj sot gjendemi në këtë situatë sot. Këshillat e mia janë të respektojmë masat e izolimit e të evitojmë kontaktet me persona të tjerë pasi virusi udhëton së bashku me personat që nuk kanë simptoma e rreziku është i lartë.
Them dhe se ekziston rreziku i infektimit përsëri nga virusi dhe për ne pacientët që e kemi kaluar.
Uroj që tamponi të jetë negativ e të më konfirmojë se polmoniti është zhdukur. Uroj që këtë të diel të kthehem në shtëpi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania