Italia sot regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fundi i prillit, pjesërisht për shkak të rritjes së testimeve
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i infeksioneve u rrit me 2.548, rritja më e madhe që nga fundi i prillit, kur në fuqi ishte një bllokim i rreptë në gjithë vendin.
Autoritetet thanë se më shumë se 118.000 njerëz u testuan në 24 orët e fundit, më shumë se numri mesatar, i cili zakonisht është nën 100.000.
Pas sezonit të verës, Italia filloi të regjistronte mesatarisht 1.500 raste në ditë, duke arritur një total prej 317.409 infeksionesh në gjithë vendin.
Vendi, i cili ishte i pari në Evropë që u përfshi nga virusi, raportoi gjithashtu 24 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 35.918, raporton TCh
Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Veneto, me 445 raste, pasuar nga Kampania dhe Lombardia.
Pasi Italia filloi të raportonte numër më të lartë të rasteve të reja të përditshme, disa rajone vendosën të shtrëngojnë rregullat e sigurisë, duke përfshirë detyrimin e mbajtjes së maskave të fytyrës, veçanërisht në rastet kur mbajtja e distancës fizike është e vështirë.
Rajoni i parë që e solli masën e tillë ishte Kampania jugore, ku guvernatori Vincenzo De Luca gjithashtu ka paralajmëruar se do të mbyllë aktivitetet e biznesit përsëri nëse numri i rasteve vazhdon të rritet.
Pasi bllokimi mbarëkombëtar filloi të lehtësohej në maj, shkollat u hapën përsëri në mes të shtatorit pas gjashtë muajsh mbyllje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin