LAJMI I FUNDIT:

Italia raporton 454 vdekje të reja nga coronavirusi për 24 orë

Italia raporton 454 vdekje të reja nga coronavirusi për 24 orë

Italia ka raportuar 454 vdekje të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 24 mijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aktualisht janë 108,237 persona të infektuar me COVID-19 në Itali, krahasuar me 108,257 të dielën – një rënie prej 20 personave, ndërkaq të dielën rritja e të prekurve ishte 486.

“Për herë të parë, kemi parë një zhvillim të ri pozitiv: numri i rasteve pozitive aktualisht ka rënë”, tha shefi i agjencisë për mbrojtje civile, Angelo Borrelli,


Raportohet se 2,573 persona gjenden në kujdesin intersiv , 62 më pak se të dielën, ndërkaq numri i plotë i të prekurve në Itali, përfshirë viktimat dhe shifrën aktuale është 181 mijë. /Telegrafi/