Italia bëri një hap drejt zgjedhjes së presidentes së parë grua pas pesë ditësh ngërçi dhe votime të përsëritura, e cila i detyroi liderët e partive të kërkonin një zgjidhje kompromisi.
Burimet politike thonë se kandidatja e mundshme është Elisabetta Belloni, një diplomate karriere që drejton shërbimet e sigurimit, së bashku me ministren e drejtësisë, Marta Cartabia e cila është gjithashtu “në garë”.
“Unë jam duke punuar për të pasur një grua të zgjuar për presidente”, u tha gazetarëve kreu i Ligës së krahut të djathtë, Matteo Salvini pas një takimi të liderëve të dy partive kryesore të Partisë Demokratike të qendrës së majtë dhe Lëvizjes Pesë Yjet. “Shpresoj që nesër të kemi një mbyllje”, shtoi ai, raporton reuters.
Giuseppe Conte, udhëheqësi i Pesë Yjeve, tha gjithashtu se ai dëshiron që gruaja të zëvendësojë presidentin në largim, Sergio Mattarella, mandati shtatëvjeçar i të cilit skadon javën e ardhshme.
“Jam shumë i lumtur që opsionet e tjera politike tregojnë se duan të bien dakord për zgjedhjen e një gruaje të respektuar në këtë post”, shkroi ai në Twitter.
Theksojmë se presidenti italian ka fuqi të konsiderueshme në kohë krize politike, të cilat janë të zakonshme në ekonominë e tretë më të fortë të eurozonës, në të cilën qeveritë e kanë të vështirë të mbijetojnë për periudha të gjata kohore.
Në Itali, 1009 anëtarë të parlamentit dhe përfaqësues rajonalë zgjedhin presidentin me votim të fshehtë. Gjatë sitës së djeshme, liderët e qendrës së djathtë nga Liga, Italia Përpara dhe Vëllezërit e Italisë zemëruan kundërshtarët e tyre duke u kërkuar ligjvënësve të tyre që të votojnë për Presidenten e Senatit Konservator Elisabetta Casellati në vend që të kërkojnë një kandidat me konsensus. Por Casellati mori vetëm 382 vota, nga 505 që ishin të nevojshme.
As tre raunde votimi këtë javë nuk arritën të nxjerrin një fitues. Kandidati duhet të merr një shumicë prej dy të tretash të votash në tre raundet e para të votimit, ndërsa një shumicë e thjeshtë kërkohej në votimin e ardhshëm.
Kryeministri Mario Draghi ishte favorit, por partitë janë të shqetësuara se marrja e presidencës nga ana e tij mund të çojë në rënien e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër