LAJMI I FUNDIT:

Italia mbështet FSK-në me 2 milionë euro

Italia mbështet FSK-në me 2 milionë euro

Qeveria e Italisë ka ndarë 2 milionë euro për ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky informacion u publikua nga ambasadori italian në Kosovë, Michael Louis Giffoni, pas takimit me zëvendës-kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe ministrin e Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujotën.

Ambasadori Giffoni tha se ndihma italiane për FSK-në do të liferohet në muajin mars, nëpërmjet mekanizmave të NATO-s.

Zëvendëskryeministri Kuçi e falënderoi Qeverinë e Italisë për këtë ndihmë, duke theksuar se kjo nuk është vetëm mbështetje materiale, por është edhe një mbështetje politike për procesin e ndërtimit të FSK-së. /rtv21/telegrafi/