LAJMI I FUNDIT:

Isufi humb përballjen për “IBF Youth”

Isufi humb përballjen për “IBF Youth”

Boksieri Shefat Isufi ka humbur përballjen me gjermanin Dennis Ronert për titullin "IBF Youth" në peshën "cruiser".

Isufi 24-vjeçar ka pësuar me vendim unanim pas 10 raundeve, në përballjen që u zhvillua si parameç mes Robert Stieglitzit dhe Arthur Abrahamit.

Gjyqtarët vlerësuan luftën 96:93, 97:93 dhe 98:92 në favor të Ronertit. Për Isufin ishte humbja e parë në karrierën profesioniste, karshi 12 fitoreve (8 KO) e dy barazimeve.

Ronert ka shënuar fitoren e 20-të në karrierë nga po aq meçe. Të shtunën në Australi, doli në ring Ibrahim Balla.


Balla, që bokson në kategorinë super-bantam, ka shënuar fitoren e katërt nga po aq meçe. Ai mposhti tajlandezin Thongtaeng Muangsima me nokaut në raundin e dytë. Për Ballën njëherësh ishte fitorja e tretë me nokaut. /Koha/Telegrafi/