Korrupsioni prek pjesë të ndryshme të administratës publike në Kosovë, por më e ndjeshmja është ajo e prokurimit publik. Kjo, për shkak se shpenzohet një shumë e madhe e buxhetit të Kosovës përmes aktiviteteve të ndryshme të prokurimit publik.
Kështu ka thënë Rita Ismajli, përfaqësuese e organizatës “Demokracia Plus”, gjatë emisionit “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ku u diskutua tema “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Sipas saj, problemi kryesor është se tenderët ju jepen gjithmonë kompanive të njëjta nga ana e qeverisë së Kosovës.
“Tenderët ju jepen gjithmonë disa kompanive të njëjta. Është një top dhjetëshe e atyre të cilët marrin tender nga qeveria e Kosovës. Kjo shihet si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror. Në një raport të publikuar vitin e kaluar kemi parë që ministritë të cilat marrin pjesë më shumë në korrupsion janë ministria e Infrastrukturës, Shëndetësisë…, të cilat kanë buxhet më të madh”, ka thënë Ismajli.
Mirëpo, shtoi ajo, nuk është se nuk janë parë praktika të mira drejt luftimit të korrupsionit në Kosovë sa i përket prokurimit publik.
Ismajli, ka potencuar se sa më shumë të diskutohet për këtë temë është më mirë, sepse bëhet presion dhe krijohet më shumë transparencë në shfaqjen e dokumenteve të ndryshme, sidomos ato të prokurimit publik.
Ajo foli edhe për sistemin e gjyqësisë si kusht të dytë për liberalizimin e vizave, duke thënë se ata të cilët bëjnë shkelje duhet të penalizohen.
“ Kriteri i dytë për liberalizimin e vizave fokusohet në përgjithësi në sistemin e gjyqësisë… Paratë është shumë e rëndësishme të shkojnë drejt të mirës së qytetarit dhe jo drejt mbushjes së xhepave të politikanëve… Me rëndësi është që zyrtarët të identifikojnë ata të cilët bëjnë këto shkelje, por edhe të penalizohen nëse është nevoja”, sqaroi Ismajli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar