Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, tha sot se Kosova do të ketë sigurim shëndetësor universal.
Ministri Ismaili kështu deklaroi në hapje të punëtorisë mbi rishikimin afatmesëm (RAM) të Projektit të Shëndetësisë Kosovare (PSHK), që po mbahet në Prevallë.
Ai tha se pret që Projekti i shëndetësisë kosovare të forcojë kapacitetet menaxhuese në institucionet shëndetësore.
“Unë si ministër dhe Ministria e Shëndetësisë qëndrojmë prapa idesë që Kosova duhet të ketë një sigurim shëndetësor universal dhe do të bëjmë çmos që këto premtime që kanë qenë për një kohë të gjatë, realisht të kthehen në shërbime të prekshme për qytetarin”, tha Ministri Ismaili.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum, këtë Qeveri të re, e cila ka për qëllim që këto reforma t’i kthejë në realitet dhe të shohim sektorin e shëndetësisë më të organizuar, me mbështetje më të madhe politike, financiare dhe natyrisht me ngritje të kapaciteteve profesionale aty ku ka nevojë. Për këtë jam këtu, që të zotohem se mbështetja ime si ministër, por edhe e Qeverisë së Kosovës do të jetë e plotë dhe e fuqishme në atë që reformat të cilat kanë filluar dhe janë bërë me punën e shumë akterëve që janë këtu, që kanë punuar për kohë të gjatë, por që kanë ngecur në implementim. Së bashku do të bëjmë që ky projekt apo këto reforma të jetësohen”, tha ministri Ismaili.
Projekti i Shëndetësisë Kosovare që është financim me huamarrje nga Banka Botërore në vlerë prej 25.5 milionë dollarëve amerikanë, është duke e mbështetur Qeverinë e Kosovës, (Marrëveshja 20 maj 2015), në drejtim të përmirësimit të mbrojtjes financiare të të varfërve nga shpenzimet shëndetësore si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve prioritare të kujdesit të shëndetit të nënës dhe fëmijës si dhe të shërbimeve të sëmundjeve jo-ngjitëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë