Ismaili: Brenda 10 ditësh shpallet konkursi për drejtor të Bordit të Sigurimeve Shëndetësore

Pas emërimit ditë më parë nga ana e Qeverisë së Kosovës, bordi i Sigurimeve Shëndetësore ka mbajtur takimin e parë, mirëpo ky bord nuk ka kryetar.
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se konkursi për këtë pozitë do të shpallet brenda 10 ditësh.
“Bordi i Sigurimeve Shëndetësore veç e ka mbajtur takimin e parë dhe ka qenë në pajtueshmëri që kjo duhet bërë sa më shpejtë. Pra, konsideroj që brenda 10 ditëve të ardhshme do të dal një konkurs i cili do të shpall pozitën për drejtorin e bordit”, ka thënë Ismaili, në një prononcim për Ekonomia Online.
Sipas Ismailit, në krye të bordit duhet të vendoset një njeri profesional i cili duhet të udhëheq fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
“Natyrisht kjo është e rëndësishme sepse ne kemi pasur disa lëvizje aty dhe është koha që të gjendet një njeri profesional i cili ta ketë mandatin e qartë dhe të plotë për të ta udhëhequr fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka shtuar Ismaili.
Sipas vendimit të Qeverisë ka këtë përbërje: Naim Bardiqi nga ministria e Shëndetësisë; Xhevat Zejnullahu nga ministria e Financave; Izedin Bytyqi nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Rrezart Halili nga Oda e Mjekëve të Kosovës; Naim Ismaili nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.
Ismaili ka deklaruar se mbledhja e premiumeve do të fillojë vetëm pas një viti e gjysmë, pasi për këtë duhet të plotësohen disa parakushte.
Para se ky proces të fillojë, Ismaili ka thënë se për qytetarët duhet të ofrohen shërbime më të mira shëndetësore.
“Për Sigurimet Shëndetësore duhet të plotësohen parakushtet, jemi në përfundim të tyre. Premiumet duhet të mblidhen atëherë kur me të vërtetë kemi çfarë t’u japim qytetarëve. Pra, unë konsideroj që brenda një viti e gjysmë do të kemi Sigurime Shëndetësore, mirëpo nuk jam i interesimit që të fillojmë me mbledhjen e premiumeve e nuk iu ofrojmë qytetarëve atë që kanë nevojë, siç janë barnat jashtë spitalore ose shërbime shëndetësore më të mira. Brenda një viti e gjysmë do të kompletojmë të gjitha procedurat, por edhe shërbimet dhe pastaj do të jemi në gjendje të mbledhim edhe premiumet”, ka thënë Ismaili.
Sipas Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, çdo i punësuar do të paguajë 16 euro për fondin për sigurimet shëndetësore, të njëjtën shumë do ta paguajë edhe punëdhënësi.
Ata që nuk janë të punësuar dhe ata që punojnë në kompanitë e mesme e të vogla, do të paguajnë nga 2 euro për secilin anëtar të familjes.
Për sëmundjet që kanë kosto mbi 30 mijë euro dhe që duhet të trajtohen jashtë vendit, Sigurimi Shëndetësor do t’i mbulojë 70% të shumës.
Shërbime që nuk ofrohen në institucionet shëndetësore publike, qytetarët do të kenë të drejtë të drejtohen te institucionet private.
Familjet me asistencë sociale do të jenë të liruar nga pagesa, ndërsa për studentët, pensionistët dhe ata që janë nën 18-vjeç, do të paguajnë familjarët e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë