LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: 1 milion euro të kursyera brenda një muaji pas shërbimeve 24/7 në QKUK

Ismaili: 1 milion euro të kursyera brenda një muaji pas shërbimeve 24/7 në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se brenda një muaji, nga buxheti i shtetit janë kursyer rreth 1 milion euro të parapara për trajtim të pacientëve jashtë vendit.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Onkologji, gjatë muajit të parë të këtij shërbimi, janë trajtuar 208 pacientë, ndërsa 37 të tjerë kanë kërkuar shërbime pas mesnatës.

Postimi i plotë:


Afër 1 milion euro, të parapara për trajtim të pacientëve jashtë vendit, janë kursyer nga buxheti i shtetit brenda një muaji, pas fillimi të trajtimit të kancerit dhe infarktit 24/7 në Kardiologjinë Invazive dhe në Onkologji . Gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut.
Në Onkologji, gjatë muajit të parë të këtij shërbimi, janë trajtuar 208 pacientë, ndërsa 37 pacientë kanë kërkuar shërbime pas mesnatës. Me këto veprime, do të kemi më shumë shërbime, më pak shpenzime dhe do të jemi gjithmonë afër qytetarëve. #PërShëndetësinëQëDuam