Letërsia e Ismail Kadaresë është dëshmi e pozicionit jo të thjeshtë të shkrimtarit të mërguar, duke pasqyruar kështu edhe vizionin e tij politik. I kandiduar disa herë për çmimin “Nobel”, autori i "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur" dhe "Daulleve të shiut", është shkrimtari më i njohur shqiptar, që në vitin 1990, për të shprehur mospajtimin e tij me drejtuesit politikë komunistë, që nuk lejonin asnjë reformë demokratike në vendin e tij, transferohet në Francë, ku merr edhe azil politik.
“Muzgu i perëndive të stepës” (“Fandango Libri”, 163 faqe, 15 euro, i përkthyer nga Mario Varca) është një lloj autobiografie, ku protagonisti është pikërisht një shkrimtar shqiptar, që në kulm të Luftës së Ftohtë ftohet në Institutin “Gorki” dhe në një shtëpi pushimi për shkrimtarët dhe artistët e Bashkimit Sovjetik.
Në institutin “Gorki”, ditët rrjedhin mes ndeshjeve të gjata të ping-pongut, perëndimeve baltike, që të ftuarit mundohen t’i bëjnë të pavdekshme me aparatet e tyre fotografikë; me ide për romane të rinj, por që në fakt nuk duket asgjë, as edhe hija e tyre. Çka vihet në dukje është se thelbësorja këtu, duket të jetë “shuarja” e trurit, heqja dorë nga çdo lloj mashtrimi intelektual dhe të gëzoheshe vetëm me faktin që ishe gjallë në këtë botë.
Protagonisti nuk i shpëton këtij stili jetese, duke u arratisur në të vërtetë në kortet e Lidës, një gruaje të re ruse, të cilës në të vërtetë ia fsheh profesionin e tij. E vetmja dobësi, shenjë e zgjimit nga ana e shkrimtarëve të “Gorkit” vjen, kur ndonjë prej netëve i dedikohej një riti me ngjyra absurde, ku toni patetik sundon mbi dramatiken: e ashtuquajtura “e vjella e subjekteve”.
Në kulmin e mbrëmjes, në katin e katërt të Institutit “Gorki”, ku janë vendosur shkrimtarët liberalë, të “çmagjepsurit nga socializmi” dhe gratë, (në katet e tjera, si në rrathët danteskë, gjejnë vend sllavofilët, thashethemexhinjtë, spiunët dhe ata pa atdhe) ata mblidheshin për të treguar subjektet sekrete, që nuk do të shkruajnë kurrë, deri sa ndonjëri, për shkak të alkoolit dhe frustrimit, nuk përfundon duke nxjerrë zorrët.
Dhe qëndrimi i çmagjepsur nuk lëviz as kur njëri prej tyre, më i miri, Boris Pasternak, kandidohet për Çmimin “Nobel” për “Doktor Zhivagon”, duke u bërë kështu armiku numër një i propagandës së regjimit. Panorama që del nga përshkrimi i intelektualëve sovjetikë të kohës (Kadare i njihte mirë) është poshtërues: duke sunduar mbi mëshirën instiktive për njerëzit që rrezikonin përjashtimin nga vendi i tyre, herë-herë edhe burgosjen, shpesh izolimin, është një ndjenjë tërbimi e fajësie për misionin e tyre, për faktin që pjesa më e madhe e tyre mundën të dorëzoheshin ndaj çdo reagimi, gati si shkollarë të detyruar nga frika, të mbajnë qetësi e të binden.
Sa për informacion, Pasternak, për të mos qenë i dëbuar nga vendi i vet, u detyrua të refuzojë “Nobelin”, por kjo nuk e ndihmoi që të mos persekutohej politikisht, deri në vdekje. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para