LAJMI I FUNDIT:

Ishte duke u intervistuar nga policia, i dyshuari kërcen nga ndërtesa e stacionit Qendra në Prishtinë

Ishte duke u intervistuar nga policia, i dyshuari kërcen nga ndërtesa e stacionit Qendra në Prishtinë

Një person ka kërcyer nga kati i parë saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit Qendra në Prishtinë. I njëjti ishte intervistuar nga policia për një rast të dhunës në familje, pasi që kishte sulmuar nënën e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zyra për media e Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 19:00 një person i dyshuar ka kërcyer nga kati i parë, saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit Qendra në Prishtinë. I njëjti, pas intervistimit me të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka arrit që të kërcejë nga dritarja me qëllim arratisje nga organet e rendit. Personi ka pësuar lëndime trupore, dhe pas ofrimit të ndihmës së parë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.


Polica bën të ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar për një rast të dhunës në familje pasi që kishte sulmuar nënën e tij, përderisa pavarësisht përpjekjeve të befasishme për tu arratisur ai tani më është nën kontrollin e policisë.

Policia menjëherë ka njoftuar zyrtarët nga Inspektoriati Policor i Kosovës, te cilët do të merren me hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori