Michael Carpenter, ish-zyrtar i Pentagonit i ngarkuar për Ballkanin, gjatë një interviste dhënë Zërit të Amerikës në edicionin e gjuhës serbe, ka folur për bisedimet Kosovë-Serbi, si dhe idenë e korrigjimit të kufijve dhe çështje tjera që prej kohësh kanë fituar vëmendjen e opinionit në të dy vendet.
“Nëse nuk ka përkufizim mes Serbisë dhe Kosovës, nuk po shoh se cili mund të jetë plani B”, ka deklaruar amerikani Carpenter, duke shtuar se Serbisë duhet ofruar diçka më konkrete, transmeton Telegrafi.
Drejtori aktual i “Qendrës Pen Biden”, konsideron se zgjedhjet në Kosovë si dhe ato në Serbi në vitin 2020, mund të ngadalësojnë arritjen e një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ndërkaq i pyetur nëse kjo administratë është më shumë e angazhuar në zgjedhjen e çështjes së Kosovës se administratat e kaluara, Carpenter është përgjigjur duke thënë se “nuk e di nëse janë më shumë të interesuar, por nuk besoj se kanë bërë më shumë përpjekje diplomatike, por më duhet të pranojë se janë duke rishikuar çdo mundësi që të zgjedhin problemin mes Serbisë dhe Kosovës”.
“Gjithçka do të varet nga lojtarët e mëdhenj – në mesin e të cilëve janë SHBA-të dhe BE-ja, por do të varet edhe nga marrëveshja që do të arrihet në terren mes liderëve, që nuk do të jetë aspak lehtë, pavarësisht se kush është në pushtet në Washington. Për shembull, përkrahja e idesë së shkëmbimit të territoreve nuk ka lidhje me ndarjet politike në SHBA. Ka edhe demokratë, përfshirë ish-kolegun tim Charlie Kapchan që ka qenë pjesë e administratës së Obamës, që ka përkrahur këtë ide. Do të thotë kjo nuk nënkupton se Republikanët dhe Demokratët janë të ndarë në linja politike, më shumë janë të ndarë ekspertët”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër ai është përgjigjur në pyetjen nëse është e mundur që të arrihet marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës gjatë kësaj administrate, duke pranuar se në rrethana të caktuara mund të jetë e mundur. Megjithatë ai beson më shumë se është një mundësi e brendshme politike si në Serbi ashtu dhe në Kosovë, nëse veç duan që një ide e tillë – për shkëmbimin e territoreve të ketë sukses.
“Nuk besoj se kemi arritur te ky moment – as në Kosovë por as edhe në Serbi”, ka shtuar Carpenter.
Në anën tjetër i pyetur se cili është plani B, ai tha se këtu qëndron problemi.
“Mendoj se nuk ka plan B. Nuk besoj që vazhdimi i dialogut ashtu siç e ka udhëhequr Federica Mogherini, ka quar te diçka konkrete. Mendoj se nëse Serbia do të dëshironte të tejkalonte këtë barrierë dhe ta njoh pavarësinë e Kosovës, do të duhej të merrte diçka në këmbim, diçka që qytetarët do ta ndjenin si të vlefshme. Por, mendoj se një gjë e tillë nuk është shtruar ende në tavolinë”.
E kur është pyetur se çfarë nënkupton që Serbia do të fitonte si këmbim, ashtu sikurse ka deklaruar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, se “nuk mundet që Serbia ta njoh Kosovën e të mos fitoj asgjë”, Carpenter ka deklaruar se “këtë duhet ta konfirmojmë palët që janë në bisedime”.
“Natyrisht, anëtarësimi në BE është një prej gjërave, por të jemi real – është një rrugë e gjatë, është një proces në të cilin duhet t’i përmbushni kriteret, dhe kjo nuk do të thotë se Serbia do të jetë anëtare e BE-së në momentin që e pranon Kosovën shtet. Por, mendoj se një gjë e tillë nuk do të ishte e mjaftueshme, pasi qytetarët kanë nevojë për diçka tjetër që do t’ju ndihmonte ta njohin marrëveshjen e arritur me Kosovën – në veçanti nëse në këto dy vende organizohet referendum për këtë. Gjithmonë më është dukur se bashkësia ndërkombëtare nuk është angazhuar mjaftueshëm kur janë në pyetje investimet në Ballkanin Perëndimor, në veçanti kur është fjala për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Duhet të jetë diçka e madhe, që do të thotë as një e as dy miliardë dollarë, por një shumë me madhe e parave. Të themi, nga 10 deri në 15 miliardë dollarë për”.
Carpenter ka folur edhe për interesat e Rusisë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nëse Moska ka ndonjë interes që kjo çështje të zgjidhet, duke pranuar haptazi se për një gjë të tillë nuk beson.
“Nga perspektiva e Moskës, më mirë do të ishte të mbahet i ngrirë konflikti mes Kosovës dhe Serbisë pasi që i mundëson Rusisë të paraqitet si gardianë i interesave serbe dhe kundërshtar i ashpër i Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe