Ish numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar ato që kreu aktual i ekzekutivit, Isa Mustafa, po i renditë si suksese të vitit 2015 nën drejtimin e Qeverisë nga ai.
“Të dashur miq,
E lexova një postim të Qeverisë në të cilin numëroheshin “sukseset” gjatë këtyre dy viteve.
Është për tu habitur sinqerisht se si mundet qeveria që të flasë për sukseset dhe implementimin e premtimeve nga fushata zgjedhore.
Unë kam marrë vendim që kësaj radhe të jam ekskluzivisht në anën e qytetarit duke parë se deri më tani, ju, partnerët e koalicionit keni abuzuar me mirësinë, ndjenjat dhe qëllimin tim konstruktiv që pata në të kaluarën për hirë të shtetndërtimit të Kosovës.
Një fjalë popullore thotë; po më mashtrove njëherë, nuk është dobësi e imja pse unë besova, por të më mashtrosh për herën e dytë është përgjigjësi e imja sepse e kam ditur se më mashtroni. Pra, duke u nisur nga kjo, për herën e dytë asnjëherë nuk do të lejoj që të mashtrohem.
Unë çdo gjë kam bërë për hirë të shtetndërtimit dhe për respekt ndaj institucioneve.
Qeveria e dy partnerëve, për fat të keq nuk ka pasur asnjë sukses në këtë periudhë, përveq në ruajtjen e sigurisë dhe në arsim.
Ekonomikisht ka dështuar. Qytetarët sot janë më të varfër. Ka më tepër papunësi dhe shumë më pak perspektivë dhe shpresë..
– Keni administratë të stërngarkuar ku efiqenca e punës nuk arrin më tepër se 5 %. Kjo do të thotë se 95 për qind e kohës tjetër shfrytëzohet jo për punë por për qejfet e secilit.
– Keni rritur shpenzimet e administratës në mënyrë marramendëse, duke dyfishuar dhe trefishuar numrin e njerëzve të cilët nuk e dinë se për qka janë aty.
– Ju nuk keni bërë asgjë në investimet kapitale përveq në investime për komoditetin e qeveritarëve.
– I keni shkatërruar zonat e lira ekonomike të cilat u krijuan me shumë mund, duke e lënë Maqedoninë të përfitojë nga kjo.
– Nuk ka rritje ekonomike si efekt I politikave qeveritare.
– Nuk ka perspektivë që buxheti I Kosovës të mbushet me të hyra jashtë doganave(kur fillon lëvizja e lirë e mallrave nuk mund të inkasohen para nga doganat).
– Nuk keni krijuar fond kombëtar të emergjencave (Çka do që ndodhë, kjo qeveri ka dështuar për të vepruar)
– AKP-ja ende mbetet agjension I korruptuar dhe është duke vazhduar ta dëmtojë shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës .
– Pse nuk tregoni se nuk do të ketë “Kosovë të Re”(termocentral) me investime të huaja. Ju garantoj qytetarëve se nuk ka investitor që do të vjen në Kosovë për të investuar miliarda me këtë qeveri në krye të vendit. Do të ketë “Kosovë të Re” vetëm nëse shpenzimet për atë do të paguhen nga buxheti I Kosovës. Qytetarët e Kosovës në këtë rast do të kenë alternativa për të instaluar një stabiliment efiqient nga tregu I lirë e jo nga një furnizues një burimor me të cilin pjestarët e kësaj qeverie prap do të tentojnë të kamuflojnë. Do të insistoj deri në fund që ti mbajë qytetarët e Kosovës të informuar për këtë pikë shumë delikate.
– Trepçën e keni fundosur, ju dy partitë në pushtet. Keni premtuar para dy vitesh ligj për Trepçën dhe keni dështuar. Tani po vazhdoni ta shkatërrroni atë, për shkak të mosdijes dhe mos vullnetit tuaj. Tani qytetarët e Kosovës po e paguajn këtë.
– Brezovica po shkon drejt dështimit të radhës duke shkelë parimet ndërkombëtare, të të bërit biznes.(Kur dështon I pari duhet të vijë në konsiderat I dyti me radhë që ka qenë në garë).
– Keni dështuar totalisht në promovimin e Kosovës si shtet I pavarur, pa njohje dhe me rënie drastike të imazhit të Kosovës.
– Ju nuk po e shihni se Kosova është duke u përmbytur në mbeturina. Keni shkatërruar ambientin, lumenjët, malet, fushat, arat.
– Tani po flas në cilësinë e ndërmarrësit. Ju si qeveri, kompanitë që investojnë në Kosovë(po I marr shembull edhe kompanitë e mija), nuk I keni mbështetur askund. Nuk e kemi parë ekzistencën e shtetit përveq në rastet kur keni inkasuar tatime. Përkrah krejt objekteve që ju rrinë bosh, kompanitë e mija është dashur të marrin tokë dhe hapsira me qira për të ngritur prodhimtari. Shkoni dhe shikoni fabrikën e këpurdhave në Mitrovicë dhe atë të konfeksionit në Gjakovë dhe do ta shihni se me qfar vështirësi dhe qfar obstrukrione janë ngritur ato.
– Ju flisni për premtimet e realizuara por ku janë 150 mijë vendet e reja të punës?
– Ku është fondi I punësimit?
– Ku janë paratë e privatizimit? A u kthyen ato në Kosovë?
– Ku janë paratë e fondit pensional? A u kthyen ato në kosovë?
– Si konkluzion e them se si gjatë kampanjës ashtu, dhe tani ju po e mashtroni qytetarin e Kosovës” (sic.), ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?