LAJMI I FUNDIT:

Ish-studentët e Ivanovit: Profesor, jep dorëheqje!

Ish-studentët e Ivanovit: Profesor, jep dorëheqje!

Ne, ish-studentët e Fakultetit të Drejtësisë “Justinijan 1”, ku në lëndët: Teori Politike, Teoritë Politike bashkëkohore, Shoqëri Civile, madje edhe Informatikë, për profesor ne kishim Gjorge Ivanov, të njëjtit i kërkojmë për të dhënë dorëheqje nga funksioni si President i Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa jonë është shprehje e zhgënjimit që sfidon vendimin e djeshëm nga Ivanov, aktin e përgjithshëm për të pezulluar të gjitha procedurat penale kundër individëve nga qeveria dhe opozita.

Për ne, ish-studentët e tij është një turp që profesori nga i cili mësuam bazat e teorive politike dhe rëndësinë e shoqërisë civile, sot është njeriu që ka shkelur të gjitha parimet për të cilat ai na mësoi dhe vendimi i tij varrosi demokracinë dhe sundimin e ligjit në shtet!


Profesori i cili ligjëratat e tij në orën e parë për të gjithë studentët e shkencave politike, tradicionalisht e ka filluar me fjalinë: “Dallimi në mes një politikologut dhe politikani është si në mes të një kriminologu dhe krimineli”, me vendimin e amnistimit, për fat të keq, dëshmoi se ai në fakt asnjëherë nuk e ka bërë diferencën”.

Të gjithë ish-studentët të cilët mbështesin këtë peticion mund ta nënshkruajnë në faqen e internetit “Care2 Petitions” – rekomandohen të zhgënjyerit dhe shkencëtarët dhe politikologët. /Telegrafi/