Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro dhe disa nga aleatë të tij, janë mes dhjetëra personave që policia federale i ka akuzuar zyrtarisht si pjesë të një komploti për të shkatërruar sistemin demokratik të Brazilit përmes një grushti shteti.
Policia federale braziliane konfirmoi të enjten se hetuesit përfunduan hetimin e tyre të gjatë për atë që ata e quajtën një përpjekje të koordinuar për “shkatërrimin e dhunshëm të shtetit kushtetues”, raporton theguardian.
Në një njoftim për shtyp, policia tha se në raportin – i cili u dërgua Gjykatës së Lartë – janë akuzuar gjithsej 37 persona për përfshirje në përpjekjen për grusht shteti, krijimin e një organizate kriminale dhe përpjekjen për të rrëzuar një nga demokracitë më të mëdha të botës. Ndër të akuzuarit janë Jair Bolsonaro, kapiteni ushtarak që u bë politikan populist, i cili ishte president nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022, si dhe disa nga anëtarët më të rëndësishëm të administratës së djathtë ekstremiste.
Mes tyre është edhe ish-drejtori i shërbimit të inteligjencës të Bolsonaros, deputeti i ekstremit të djathtë, Alexander Ramagem; ish-ministra të Mbrojtjes, gjenerali Valter Braga Neto dhe gjenerali Paulo Serhio Nogueira de Oliveira; ish-ministri i Sigurisë Institucionale, gjenerali Augusto Heleno; presidenti i partisë politike të Bolsonaros, Valdemar Kosta Neto; dhe Filipe Martins, një nga këshilltarët e Bolsonaro-s për politikat e jashtme.
Përfundimi i shumëpritur i hetimit të policisë vjen vetëm disa ditë pas arrestimit të pesë personave, të dyshuar për pjesëmarrje në një komplot për vrasjen e pasardhësit të Bolsonaros, Luiz Inacio Lula da Silva, dhe të zëvendëskryetarit të tij të qendrës së djathtë, Geraldo Alkmin, si dhe gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Aleksandro de Moraes.
Pak para se policia të shpallte përfundimin e hetimit, Lula shprehu falënderimin që përpjekja për ta helmuar ka dështuar.
Bolsonaro ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022, të cilat ai i humbi nga Lula. Braga Neto dhe Heleno nuk komentuan menjëherë raportimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës