Zhvillimet e ditëve të fundit në Mal të Zi, të cilat lidhen me shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse, kanë bërë bashkë ish-ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe politikanë me kontribute të ndryshme në jetën publike, në një apel për drejtuesit më të lartë të institucioneve të BE-së dhe NATO-s.
Në këtë letër drejtuar Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, Presidentes së Komisionit Europian Ursula von dear Leyen si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ish-zyrtarët e lartë të qeverive të Ballkanit Perëndimor bëjnë thirrje për nisjen e menjëhershme të dialogut politik gjithëpërfshirës me qëllim gjetjen e zgjidhjeve paqësore e tejkalimin e konfliktit dhe nga ana tjetër, mos lejimin e zbehjes së rolit të BE-së dhe NATO-s në këtë kënd të Europës.
“Nuk ka dyshim se qeveria e mëparshme malazeze mund të kritikohet për shumë gjëra. Megjithatë, pavarësisht këtyre mangësive, ajo besonte fuqimisht në një Mal të Zi të pavrur, si një anëtar vital i NATO-s dhe në të ardhmen anëtar i Bashkimit Europian.
Veçanërisht, është tejet e rëndësishme të evidentohen dhe kundërshtohen përpjekjet aktuale për të paraqitur qeverinë e Malit të Zi si të dobët politikisht, si një qeveri anti-NATO dhe kundër ndikimit të Bashkimit Europian”, thuhet në letër.
LETRA E PLOTË
“Ne, ish ministrat respektiv të qeverive në rajon, po ndjekim me shqetësim të shtuar zhvillimet e fundit në Malin e Zi. Pasi të gjithë i kemi përjetuar luftërat e 1990-ës në Ballkan, nuk mund të mos shohim ngjashmëritë alarmante mes asaj çfarë po ndodh sot në Malin e Zi, dhe ngjarjeve të cilat na çuan në luftrat e para 25-30 viteve. Mali i Zi nuk është një vend me popullsi të madhe, por është i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike jo vetëm për stabilitetin e Europës Juglindore por edhe të gjithë basenit të Adriatikut. Anëtarësimi së fundmi në NATO i Malit të Zi ka kontribuar gjerësisht për stabilitetin rajonal në këtë pjesë të Europës.
donëse, ngjarjet që lidhen me shugurimin e drejtuesit të ri të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mund të duken si një çështje me sfond fetar, në fakt ato nuk kanë të bëjnë as me besimin, as me politikën apo me ideologjinë. Edhe njëherë tjetër ato janë manifestim i konfliktit mes forcave që mendojnë se Mal i Zi nuk duhet të ekzistojë si një shtet i pavarur dhe atyre që besojnë se duhet të jetë një shtet i pavarur dhe sovran.
Nuk ka dyshim se qeveria e mëparshme malazeze mund të kritikohet për shumë gjëra. Megjithatë, pavarësisht këtyre mangësive, ajo besonte fuqimisht në një Mal të Zi të pavrur, si një anëtar vital i NATO-s dhe në të ardhmen anëtar i Bashkimit Europian.
Kundërshtimi më i ashpër vjen nga ai grup njerëzish që refuzojnë shtetësinë dhe pavarësinë politike të Malit të Zi.
Ndalesa shumëvjeçare e procesit të anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, inkurajon instinktet dhe veprimet që janë një kujtesë e së kaluarës së hidhur.
Nuk ka nevojë të jesh specialist për historinë e Ballkanit për të kuptuar se të gjitha përpjekjet për të ndryshuar kufijtë në këtë rajon janë pasuar nga luftëra, vuajtje njerëzore dhe tragjedi të mëdha. Një tjetër vatër e hapur konflikti dhe krize në Europë është gjëja e fundit që i duhet Europës dhe botës në këto kohë.
Për këtë arsye, ne nxisim institucionet e BE-së dhe aleatët e tjerë që të angazhohen në një dialog aktiv politik me të gjithë aktorët politikë dhe socialë për krizën aktuale në Mal të Zi dhe të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhje paqësore të konfliktit të përshkallëzuar në vend. Pretendimi se asgjë nuk po ndodh do të ketë pasoja të tmerrshme për Malin e Zi dhe rajonin.
Veçanërisht, është tejet e rëndësishme të evidentohen dhe kundërshtohen përpjekjet aktuale për të paraqitur qeverinë e Malit të Zi si të dobët politikisht, si një qeveri anti-NATO dhe kundër ndikimit të Bashkimit Europian.
6 Shtator 2021
Ditmir Bushati, ish-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Shqipëri.
Enver Hoxhaj, ish- Ministër i Punëve të Jashtme, Kosovë
Roman Jakič, ish-Ministër i Mbrotjes dhe Deputetet i Parlamentit Europian, Slloveni
Emil Kirjas, ish- Sekretar Shteti për Punët e Jashtme, Maqedonia e Veriut.
Žarko Korać, ish- Zëvëndëskryeministër dhe ish- Zëvëndëskryetar Parlamenti, Serbi,
Zlatko Lagumdžija, ish- Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Jashtëm, Bosnje-Hercegovinë
Vesna Pusić, ish- zëvëndëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme, Kroaci
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës