LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjyqtarja i përgjigjet Ramës: Nuk jam monstër, do rikthehem më e fortë

Ish-gjyqtarja i përgjigjet Ramës: Nuk jam monstër, do rikthehem më e fortë

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt të vitit 2021 për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Asokohe, Hoxha u etiketua nga kryeministri Edi Rama si një monstër, teksa thoshte se reforma në drejtësi po jepte rezultatet e para.

Në një rrëfim ekskluziv për “Euronews Albania”, Hoxha i ka kthyer përgjigje për herë të parë kryeministrit Rama, duke thënë se nuk është monstër dhe se do të kthehet më e fortë.


“Më kanë etiketuar me një etiketim monstër, ndërkohë që kurrsesi nuk më përket ai etiketim, nuk jam e tillë. Sigurisht që dalja nga këtu apo rifillimi i jetës sime do jetë i vështirë, por jam gati të përballem më gjithçka, për sa kohë jam e bindur në gjykimin dhe në ushtrimin e një detyre nga ana ime ashtu siç duhet. Nëse do kthehem përsër, pasi është një gjë që do ta kërkoj deri në fund që të kthehem si gjyqtare, do të kthehem më e fortë se më parë”, u shpreh Hoxha.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e ka dënuar Hoxhën me 3 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të kryejë 2 vite burg.

Ish-gjyqtarja ndodhet në paraburgim dhe çështjen e saj e ka dërguar në apelin e GJKKO.