Isa Mustafa duhet të jetë kryetar i qytetarëve të Prishtinës
Jetojë në katin e përdhes në një ndërtesë kolektive në një lagje të Prishtinës. Në vetëm Hyrjen ku banojë unë, janë mbi 20 banesa. Pra, ndoshta më shumë banesa sesa një fshat mesatar në Kosovë. Nëpër Hyrje qarkullojnë me qindra këmbë në ditë, pra banorët duke hyrë dhe dal nga banesat e tyre mëngjes e mbrëmje, për të shkuar në punë, shkollë, shëtitur, blerë, duke i kryer punët e përditshme.
Kjo situatë, edhe pse në dukje normale, marrëdhëniet mes fqinjëve i bën të mos jenë të mira. Bile, shpeshherë dinë të acarohen deri në kacafytje fizike. Sepse në atë Hyrje, përveç qarkullimit, i cili në pamje duket i zakonshëm, hedhet uji dhe bërlloku nga katet e larta dhe nga ballkonet duke i shkaktuar dëme fqinjit afër.
Si qytetar, disa herë iu kam drejtuar me shkresë zyrave përkatëse të Kuvendit Komunal në Prishtinë për të ndërhyrë dhe ndërmarr veprime për të qetësuar dhe relaksuar marrëdhëniet ndërfqinjësore. Inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes, por puna e tyre ka përfunduar me, siç shprehen ata, evidentimin e rastit në shkresën protokolare. Veç kësaj, zyrtarët komunalë e adresonin çështjen se këso problemesh ka në krejt Prishtinën.
Tashti, pa marr parasysh se cili person nga cila parti politike e udhëheqë cilëndo komunë në Kosovë, qeverisja komunale duhet t’i plotësojë nevojat e qytetarëve për shtruarjen e kanalizimeve, rrugëve, elektrifikimin, ndërtimin e shkollave, të organizojë dhe rregullojë parqe ose hapësira për gjelbërim, trotuare, parkingje dhe në mënyrë të veçantë, të rregullojë marrëdhëniet ndërfqinjësore. Sepse dëmtimi i fqinjit nga fqinji tjetër (veç pse mundet) duhet të jetë i ndalueshëm dhe i ndëshkueshëm.
Suksesi më i madh i vlerës që njihet si perëndimore shtrihet këtu, tek marrëdhëniet mes fqinjëve, mes njerëzve që jetojnë afër njëri-tjetrit, në një ndërtesë kolektive ose në lagje me shtëpi individuale. Sepse nuk mund të derdhet uji, hedhet bërlloku, bëhet zhurma dhe të tjera të ngjashme, ashtu siç bëhen sot gati në secilën komunë të Kosovës. Edhe një herë, kuvendet komunale duhet të sigurojnë kanalizimet, rrugët, elektrifikimin, ndërtimin e shkollave, parqeve, hapësira për gjelbërim, trotuaret, parkingjet dhe bashkë me to duhet t’i rregullojë edhe marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe pastaj, nga mënyra se si organizohet dhe bashkëvepron me qytetarët, ato t’i mirëmbajë në mënyrë rigoroze.
Dihet që ka shumë debate që zhvillohen për qeverisjen komunale ose lokale. Tash e sa vjet, shumica e debatit është e kapluar me terminologji të gjera më parë konfuze sesa sqaruese se çfarë i bie në praktikë qeverisja komunale.
Shumica e terminologjisë tingëllon kështu diçka: kompetenca, menaxhim, financa, planifikim, prona komunale, e të tjera. Pastaj, ofrimi i shërbimeve më cilësore nga ana e administratës komunale, qytetarët duhet të përfshihen në procesin e vendimmarrjes, pastaj vijnë shprehjet si barazi, demokraci, qeverisje e mirë dhe përplot të tjera.
Kur lexohen këto shprehje ose parime, që mund të gjenden në gjithfarë dokumentesh që promovojnë qeverisjen komunale, s’ka se si të mos shkoj mendja që qytetari, pa marr parasysh i cilës komunë në Kosovë, ka një qeverisje komunale, përveç atë Qeverinë e madhe me përplot ministri, vetura, buxhet, punonjës, truproja dhe të tjera, që i shohim për çdo ditë edhe “live”, edhe në televizor.
Nga kjo, lind çështja: nëse Kuvendi Komunal, në këtë rast, i Prishtinës, nuk merret, trajton dhe ofron zgjidhje për çështje të tilla, atëherë pse ekziston? Ose, mos udhëheqësit komunalë e kuptojnë nevojën e ekzistimit të tyre vetëm për të rregulluar ose nxjerrë, pa nervoza, certifikata të lindjes, vdekjes, letërnjoftimet ose ndonjë certifikatë kurorëzimi?
Në vazhdën e kësaj teme, s’ka se si të mos përmenden ndërtimet me leje e pa leje, me vend e pa vend, pastaj përfolja që inspektorët komunalë, posaçërisht ata të ndërtimeve, janë të korruptuar andaj nuk po veprojnë, e kështu me radhë.
Dua të them, askush nuk e konteston se, për shembull, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, është nga LDK-ja, por ai, dhe secili kryetarë i cilësdo komunë, pa marr parasysh prejardhjen politike, duhet të di që është në radhë të parë dhe të fundit kryetar i qytetarëve vendorë. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj qytetarëve të vet. E njëjta vlen edhe për këshilltarët e tyre dhe drejtorët komunalë, përfshirë edhe nëpunësit administrativ. Këta njerëz nuk duhet të merren me politikë, por me qytetarët vendor ku takojnë sepse zanafilla e shtetit shtrihet aty.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës