LAJMI I FUNDIT:

Irvin Muçaj në festivalin e Xhenovas

Irvin Muçaj në festivalin e Xhenovas

Filmi me metrazh të shkurtër i regjisorit shqiptar Irvin Muçaj dhe regjisorit italian Massimo Federico konkurron në festivalin kombëtar të filmit në Xhenova të Italisë, i cili ka filluar të martën dhe vazdhon deri më 4 korrik.

Pas një përzgjedhjeje të gjatë prej 500 filmash, filmi “Era ka ndryshuar” është ndër 26 filmat konkurrues në këtë festival.

“Era ka ndryshuar” (“Il vento é cambiato”) është prodhuar nga “Puglia film Commision”, Itali, me skenar dhe regji të Irvin Muçaj dhe Massimo Federico.

Historia e filmit, është historia e një burri, i cili arrin të gjejë forcën tek vetja për të kapërcyer dhimbjen e madhe të vdekjes së gruas së tij pas një jete të gjatë së bashku me të.


Irvin Muçaj është skenarist dhe regjisor i disa filmave artistikë, si “Bora që bie në det”, “Macet në dëborë”, “Lulet e një nate dimri” etj. /Panorama/