Regjisorja dhe skenaristja shqiptare Iris Elezi paraqet projektin për zhvillim për filmin e saj të parë artistik "Nën kallamishte".
The Berlinale Talent Campus është një takim ndërkombëtar i talenteve të rinj të kinemasë. Është një program gjashtëditor për regjisorë të rinj, producentë, skenaristë, kompozitorë, montazhierë, kostumografë, kritikë të filmit dhe gazetarë nga gjithë bota të cilët mblidhen çdo vit në aktivitetin që zhvillohet paralel me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (5-15 shkurt).
Duke qenë një nga pak festivalet vërtet me influencë këto vitet e fundit jo vetëm për kontinentin, pjesëmarrësit në Campus përfitojnë pikërisht nga kjo gjë duke qenë në zemër të informacionit dhe të atij që quhet Tregu Evropian i Filmit (EFM).
Në këtë aspekt mund të jetë për disa pjesëmarrës një pikë kthese në karrierën e tyre. Këtë vit The Berlinale Talent Campus 2009 (7-12 shkurt) pati si slogan "Suddenly, it all happend – The Turning Point In Close-Up", i cili fokusohet në pikat kthesë si forcë lëvizëse në mënyrën e të bërit kinema.
Afro 350 studentë apo të diplomuar në shkolla filmi ftohen në Campus të marrin pjesë në leksionet, seminaret, trajnimet dhe ku u jepet mundësia të krijojnë lidhje ndërkombëtare dhe të kenë përballë emra të njohur të kinemasë si Sandrine Bonnaire, Andrzej Wajda, Dennis Hopper, Jia Zhangke, Mike Leigh, Charlotte Rampling, Julie Delpy, Ridley Scott, Gustavo Santaolalla, Wim Wenders etj.
Pjesëmarrësit janë zgjedhur nga 106 vende të botës. Nga Shqipëria Iris Elezi, regjisore dhe skenariste ka marrë pjesë me projektin "Under the canebrakes" (“Nën kallamishte”), projekt për film të gjatë artistik, një ngjarje që bazohet në Shqipërinë sot, por me origjinë në të shkuarën, me protagonistë individë që jetojnë në vendet e internimit nga regjimi komunist gjysmëshekullor.
Iris Elezi është diplomuar në New York University për Film & TV Production. Ka realizuar disa filma artistikë të shkurtër dhe dokumentarë "Gjethja e fundit", "Vetëvrasja", "Rilindja" etj.
Aktualisht ajo jep mësim në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" në Tiranë.
Ky është projekti i saj i parë për film të gjatë artistik. /Shekulli/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeveprat e vjedhura nga nazistët
Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane
A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?
KËNGË DASHURIE
Who is Who
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës