LAJMI I FUNDIT:

Iran: Sanksionet e BE-së janë të pakuptimta

Iran: Sanksionet e BE-së janë të pakuptimta

Irani sot ka dënuar vendimin e Bashkimit Evropian për të ngrirë mjetet e bankës iraniane "Melli", si masën e fundit në vargun e sanksioneve kundër Teheranit për shkak të kontestit rreth programit nuklear, duke e cilësuar atë si "joligjore dhe absurde".

"Dënojmë ashpër këtë lloj joligjor të standardeve të dyfishta dhe iniciativave kundërthënëse dhe i vlerësojmë ato si absurde, posaçërisht në momentin kur të gjitha palët janë duke i analizuar propozimet (për zgjidhjen e problemit)", ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Mohammad Ali Hosseini.