LAJMI I FUNDIT:

Irak: Dhjetë të vdekur në Sadr City

Irak: Dhjetë të vdekur në Sadr City

Dhjetë njerëz, në mesin e të cilëve edhe katër amerikanë, kanë vdekur sot, derisa shtatë civilë janë plagosur kur një vetëvrasës me bombë ka aktivizuar eksplozivin në takimin e Këshillit Komunal në Sadr City, paralagje e Bagdadit.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane ka konfirmuar se ka ardhur deri tek shpërthimi, por nuk ka pohuar detajet tjera, njoftojnë agjencitë botërore të lajmeve.