LAJMI I FUNDIT:

Ipko ofron qasje pa pagesë nga mobili në Facebook

Ipko ofron qasje pa pagesë nga mobili në Facebook

Të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile Ipko e kanë mundësinë e qasjes në rrjetin social më të madh në botë, Facebook.com, pa asnjë pagesë të vetme. Qasja në faqen e dedikuar për telefona mobil, 0.facebook.com, është e lehtë dhe mund të bëhet në çdo kohë.

Përmes sponsorimit të 0.facebook.com, Ipko e ka mundësuar një mënyrë të re alternative me të cilën përdoruesit e saj mund të qasen në Facebook, më lehtë, më shpejtë dhe pa u ngarkuar me asnjë pagesë shtesë.

Përdoruesit e internetit në mobil, përkatësisht versionit falas të rrjetit social – 0.facebook.com, mund të freskojnë statusin e tyre, të shohin postimet më të reja nga miqtë, të bëjnë “Like” dhe komente në çdo postim apo edhe të përgjigjen në porositë e pranuara, njësoj sikurse në versionin standard të Facebook.com, mirëpo në formë më të thjeshtë dhe tekstuale, e cila ofrohet falas nga telefonia mobile Ipko.

0.facebook.com është version i ri i thjeshtuar i m.facebook.com, i cili ofron shpejtësi optimale të dedikuar për përdoruesit e internetit nga telefoni mobil, ndërsa faqja përfshin të gjitha tiparet kryesore të Facebook.com. Në vend se t’i bëjë fotografitë të hapen në 0.facebook.com, Facebook i ka vendosur ato vetëm me një klikim më larg, duke synuar që mos ta ngadalësojë përdorimin e kësaj faqe nga telefonat mobil.


Kur përdoruesit dëshirojnë të shikojnë një fotografi ose faqe tjetër në internet, ata do të paralajmërohen se janë duke u larguar nga versioni pa pagesë, të cilin e ofron 0.facebook.com. Në rast të daljes nga 0.facebook.com, Ipko aplikon tarifat standarde për internetin në mobil.

Versioni i ri i 0.facebook.com është i adaptuar t’i përshtatet telefonisë mobile Ipko, pa e ngarkuar stabilitetin e rrjetit të cilin kjo e fundit e posedon. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori