LAJMI I FUNDIT:

Investitorë nga jashtë synojnë blerjen e SC Gjilanit, Agim Ademi pret në takim menaxherin italian

Investitorë nga jashtë synojnë blerjen e SC Gjilanit, Agim Ademi pret në takim menaxherin italian

SC Gjilani tani e disa javë ka mbetur pa president, pasi Florim Zuka ka dhënë dorëheqje.

Por klubi ka vazhduar punën normalisht, madje duke arritur edhe rezultate shumë të mira në këto ndeshjet e para ku mban kryesimin në Albi Superligën e Kosovës.

Ka interesime nga jashtë që të blejnë SC Gjilanin dhe njëri nga ta është menaxheri italian Andrea D’Amico.


Menaxheri italian ndodhet në Kosovë ku synon të gjej marrëveshje për blerjen e SC Gjilanit, derisa ai është pritur edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ka qenë faqja zyrtare e FFK-së që ka njoftuar për takimin mes Ademit dhe D’Amicos.

Njoftimi i plotë:

Presidenti Agim Ademi, sot, priti në takim menaxherin e futbollit nga Italia, Andrea D’Amico.

D’Amico e njoftoi presidentin Ademi se qëllimi i ardhjes së tij në Kosovë është interesimi ndaj klubit SC Gjilani, me zyrtarët e të cilit veçse ka biseduar gjatë ditës së djeshme, e po ashtu identifikimi i talentëve kosovarë dhe mundësia që futbollistët tanë të transferohen në klubet evropiane.

Ndërsa qëllimi i takimit me presidentin Ademi ishte informimi nga afër për zhvillimin e futbollit kosovar, për çka edhe e përgëzoi të parin e FFK-së, teksa u diskutua edhe për gjetjen e formave për bashkëpunim me të rinjtë kosovarë.

Presidenti Ademi e falënderoi menaxherin Andrea D’Amico për interesimin ndaj futbollit dhe futbollistëve tanë, teksa e njoftoi atë se futbolli kosovar vitet e fundit ka shënuar progres, pasiqë po zhvillohet me hapa të shpejtë, të sigurt dhe të suksesshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori