Banorët e lagjes “Begaj” në fshatin Zhur të Prizrenit, do të përfitojnë rrjet të ri energjetik. Në këtë lagje, KEDS ka është duke investuar në vendosjen e afro 100 shtyllave dhe dy trafove të reja.
Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS, tha se synim kryesor i këtij investimi është përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë i energjisë elektrike.
“Deri tani janë ndërruar 10 shtylla të tensionit të mesëm dhe 89 shtylla të tensionit të ulët”, tregon Arapi.
Sipas tij, në këtë lagje janë vendosë edhe trafo të reja.
“Në hyrje të fshatit është vendosë trafo 630 kilovolt Amper, ndërsa trafo e dytë po ashtu 630 kilovolt Apmer, është vendosë brenda lagjes”, tha Arapi.
Ai tregon se nga ky projekt kanë përfituar 317 konsumatorë të këtij fshati.
Kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj tha se infrastruktura energjetike në këtë lagje të Zhurit, ka qenë shumë e keqe.
“Janë vendos shtyllat e betonit në një pjesë të Zhurit, por ende janë jashtë funksionit”, tha Begaj. Sipas tij, KEDS ka premtuar se ende do të vazhdojë të investojë në ndërrimin e shtyllave dhe trafove të vjetra me ato të reja.
“Pritet të fillojë edhe ndërrimi i shtyllave në Zonën e Dytë”, tha Begaj.
Ndërkaq, Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se dinamika e punimeve në këtë fshat është duke shkuar sipas planifikimeve.
“Punimet do të kryhen sipas planifikimit”, tha Arapi.
Ai premton se pas përfundimit të punimeve, energjia elektrike në këtë lagje të Zhurit, do të stabilizohet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Dashuria fillon në Central Park!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti