LAJMI I FUNDIT:

Intervista është përvojë e mirë për arrestim

Intervista është përvojë e mirë për arrestim

Një shef policie la në gjysmë intervistën e drejtpërdrejtë për një radiostacion për të arrestuar një diler të dyshuar të drogës.

Rreshteri Bryan Lawton ishte duke folur me një gazetarë në lidhje me fushatën Java Kombëtare për Kapjen e Drogës kur pa një njeri me një qese të zezë mbeturinash nën xhaketën e tij, raporton gazeta e përditshme britanike Daily Mirror.

Ai gjeti fara kanabisi, e arrestoi atë dhe ua dorëzoi dy policëve tjerë, para se të vazhdonte intervistën.

Shefi i policisë ka sqaruar: "Derisa po flisja, pashë një burrë me skajin e syrit tim duke bartur diç me madhësi sa një televizion i vogël nën xhaketën e tij. Vendosa ta kontrolloj dhe gjeta substanca kimike, fara kanabisi dhe pajisje tjera".


Policia, nga informatat e nxjerra nga i arrestuari, më pas gjeti një fabrikë kanabisi në një pronë në Rochdale.

Lawton, i cili kishte thënë më parë në intervistë se policia e Greater Manchester kishte bërë 66 arrestime, duke u qeshur i tha gazetarit të radiostacionit Tower FM ta ndryshojë atë në 67.