LAJMI I FUNDIT:

Intensifikim i bashkëpunimit kulturor Kosovë-Shqipëri

Intensifikim i bashkëpunimit kulturor Kosovë-Shqipëri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri të premten ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, me të cilin diskutoj për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Beqiri theksoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të gjithanshëm kulturor midis Kosovës dhe Shqipërisë, i cili, sipas tij, nuk duhet të përkufizohet brenda një të ashtuquajturi muaji të kulturës.

Me këtë rast ai tha se, përveç bashkëpunimit tashmë intensiv ndërmjet institucioneve të ndryshme kulturore e artistike, ky bashkëpunim duhet të thellohet dhe zgjerohet sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore.

Nga ana tjetër, ambasadori Lauka tha se Ambasada e Shqipërisë në Kosovë do të punojë për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërshtetëror kulturor midis dy vendeve.


Ai, gjithashtu, tha se rregullimi i infrastrukturës rrugore do ta shtojë dhe intensifikojë dukshëm bashkëpunimin dhe shkëmbimin kulturor, duke theksuar se Autostrada Shqipëri – Kosovë do të shndërrohet në një korridor të rëndësishëm të integrimit të botës shqiptare. /Telegrafi/