Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën – zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Një problem kompleks, të cilin mikrobiologëve iu deshën një dekadë për ta zgjidhur, është zgjidhur në vetëm dy ditë nga një mjet i ri i Inteligjencës Artificiale (Al).
Profesori Jose R Penades dhe ekipi i tij në Imperial College London kishin shpenzuar vite duke punuar dhe provuar pse disa superbaktere janë imun ndaj antibiotikëve.
Ai i dha problemin një mjeti të bërë nga Google me Al, i cili arriti ta zgjidhte në vetëm 48 orë.
Bëhet e ditur se dekada që iu desh shkencëtarëve për ta zgjidhur, përfshin edhe kohën që u desh për të vërtetuar kërkimin, i cili në vetvete ishte shumë vite.
Por ata thonë se po të kishin pasur hipotezën në fillim të projektit, do të kishin kursyer vite pune.
Prof Penades tha se mjeti në fakt kishte bërë më shumë sesa përsëritja e suksesshme e kërkimit të tij.
“Nuk është vetëm se hipoteza kryesore që ai ofroi ishte e duhura”, tha ai.
“Është se ai ofroi katër të tjera, dhe të gjitha kishin kuptim”, shtoi profesori.
Raportohet se studiuesit janë përpjekur të zbulojnë se si krijohen disa superbaktere – mikrobe të rrezikshme që janë rezistente ndaj antibiotikëve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Hipoteza e tyre është se superbakteret mund të formojnë një “bisht” nga viruse të ndryshme që i lejon ata të përhapen midis specieve.
Dhe Penades ishte i lumtur ta përdorte këtë për të testuar mjetin e ri me AI të Google.
Vetëm dy ditë më vonë, AI ktheu disa hipoteza – dhe mendimi i parë, përgjigjja kryesore e dhënë, sugjeroi se superbakteret mund të marrin bishtin pikërisht në mënyrën si përshkroi hulumtimi i tij.
“Kjo do të ndryshojë shkencën”
Ndryshe, ndikimi i AI është shumë i kontestuar.
Disa thonë se do të mundësojë përparime shkencore – ndërsa të tjerë shqetësohen se do të eliminojë vendet e punës.
Penades tha se ai e kuptonte pse frika për ndikimin në punë si ai i tij ishte “reagimi i parë” që kishin njerëzit, por shtoi “kur mendon për këtë është më shumë se ke një mjet jashtëzakonisht të fuqishëm”.
Ai tha se studiuesit e projektit ishin të bindur se do të ishte shumë i dobishëm në të ardhmen.
“Unë mendoj se kjo do të ndryshojë shkencën, padyshim”, tha profesori.
“Jam para diçkaje që është spektakolare dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dërgesat e smartfonëve të Apple në Kinë ranë 9% në tremujorin e parë – dhe ky nuk është i vetmi lajm jo i mirë

Maratona ku vrapuan krah për krah me njerëz në Kinë – momenti kur dy nga robotët “i tradhtuan këmbët”

Arrin iOS 18.4.1 – problemet e CarPlay janë rregulluar

OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të "menduar" për imazhet
Huawei zbulon shifrat e shitjes së telefonit të tyre të palosshëm, Mate X

Android 16 sjell një risi serioze - shikoni për çfarë bëhet fjalë
Korea e Jugut me internet 10Gbps, 1GB do të merret për 0.8 sekonda

Roboti kamerier "vjedh vëmendjen" në restorantin Havana

iPhone 16e fillon prodhimin në Brazil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres