Instituti Epik përmes një komunikate për media, ka paraqitur alternativat për zvogëlimin e numrit të ministrive, synim ky i cili është paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Njëra nga ministrit e cila është përfolur që do të shkrihet në Ministrinë e Punëve të Jashtme është ajo e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Instituti Epik konsideron se kjo është e gabueshme pasi që procesi i integrimit nuk ka asgjë të përbashkët me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Njoftimi i plotë dhe analiza e Institutit Epik:
Kohëve të fundit, në diskursin publik është shfaqur vullneti politik për zvogëlimin e numrit të ministrive, dhe në këtë kontekst është paraqitur ideja e bashkimit të Ministrisë së Integrimit Evropian me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Duke qenë se misioni i organizatës sonë është formulimi i alternativave të politikave publike, ky studim ishte i pashmangshëm.
Përderisa zvogëlimin e numrit e ministrive e mirëpresim me duar të hapura dhe entuziazëm të papërmbajtur, duhet të nënvizojmë se ndarja e procesit integrues nga Kryeministri do jetë gabim strategjik i cili do të krijojë parakushte për ngadalësim të reformave evropiane.
Në këtë drejtim, këtu shtjellojmë 10 arsye përse me mbylljen e Ministrisë së Integrimit Evropian procesi integrues duhet të bartet nën përgjegjësinë e “Kryereformatorit”, apo Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe përse qasja thjeshtëzuese dhe e pa informuar se procesi i integrimit ka ndonjë të përbashkët me Ministrinë e Jashtme është aq sa e gabueshme, aq edhe fatale për procesin integrues.
Bazuar në përvojën e vendeve të rajonit, janë tre modele të organizimit të përgjegjësisë institucionale për koordinimin e procesit te integrimit evropian:
• Sekretariat/Zyrë/Agjenci në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, dhe nën përgjegjësinë e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për Integrim (Maqedoni, Bosnje);
• Ministria e Integrimit Evropian (Kosovë, Serbi);
• Ministria për Pune të Jashtme dhe Integrim Evropian (Mali i Zi, Shqipëri).
Duke marr për bazë përvojën e vendeve të rajonit, si dhe specifikat e procesit integrues, në studimin tonë të radhës formulojmë 10 arsye përse modeli më i mirë i drejtimit të procesit integrues është nën autoritetin e Kryeministrit.
1. RËNDËSIA E PROCESIT INTEGRIMIT: procesi i integrimit evropian nuk është thjesht një nga proceset. Ai është procesi më i rëndësishëm shtetëror dhe përcaktim strategjik i shoqërisë sonë. 90% e qytetarëve të Republikës së Kosovës mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë (RCC, BalkanBarometer, 2017). Duke qenë kështu, asnjë autoritet më i ultë se Kryeministri nuk mund të bartë këtë peshë shtetërore.
2. VENDIMMARRJAEFEKTIVE: Në procesin integrues nuk ka vendime të lehta të cilat janë në juridiksionin e një ministrie. Vendimet në procesin integrues kërkojnë marrjen e vendimeve të vështira për shoqërinë të cilat mund t’i marrë vetëm Kryeministri. Rrjedhimisht, çfarëdo arkitekturë institucionale e procesit integrues duhet të jetë e strukturuar në atë formë që mundëson përfshirjen dhe vendimmarrjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit në procesin integrues.
3. VIZIBILITETI I PROCESIT INTEGRUES: Është esenciale që Kryeministri, si titullar i Qeverisë, të marrë përgjegjësinë dhe udhëheqjen në komunikimin e procesit integrues. Kjo e vendosë Kryeministrin në epiqendër të komunikimit të procesit integrues me akterët shoqërorë.
4. LLOGARIDHËNIA: Kryeministri emëron, Kryeministri shkarkon. Kjo fjali përmbledh esencën e argumentit të llogaridhënies në procesin më të rëndësishëm reformues, siç është procesi integrues. Arkitektura institucionale për procesin integrues duhet të jetë e dizajnuar ashtu që në epiqendër të saj të jetë kërkesa për ndërmarrjen e reformave dhe informimi i drejtë i Kryeministrit për të kërkuar llogaridhënie.
5. KOORDINIM MË EFIÇIENT: Brenda Qeverisë ka shumë shefa, por është një person vendimet e cilit janë të pakthyeshme dhe të panegociueshme – vendimet e Kryeministrit. Prandaj, vetëm një autoritet superior, siç është Kryeministri, mund të ofrojë peshën dhe autoritetin e nevojshëm politik për të siguruar koordinimin efektiv të agjendës evropiane, si brenda ashtu edhe jashtë Qeverisë.
6. REFORMAT E BRENDSHME: Suksesi i procesit integrues matet me numrin e rasteve të suksesshme në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë në Prishtinë, numrin e inspektimeve të vendeve të punës në Pejë, numrin e impianteve të ujit të ndërtuara në Mitrovicë, apo numrin e fëmijëve të regjistruar në arsimin parashkollor në Prizren. Rrjedhimisht, duhet kuptuar saktë procesin integrues si proces ië reformave të brendshme të cilat bëjnë të mundur një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, jo për qytetarët e Francës apo të Gjermanisë. Prandaj, qasja thjeshtëzuese dhe e painformuar sipas së cilës procesi i integrimit ka ndonjë të përbashkët me Ministrinë e Punëve të Jashtme është sa e gabueshme po aq edhe fatale për procesin integrues.
7. FQINJËSIA E MIRË DHE PROCESI INTEGRUES: Duke njohur faktin se viteve të fundit jemi dëshmitarë të ndërlidhjes më të fuqishme mes procesit integrues dhe fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimorë, Kryeministri do të jetë në situatë ideale që të jetë pikë ndërlidhëse mes dy proceseve, duke evituar kështu dikotominë mes tyre.
8. KREDIBILITETI I FONDEVE TË BE-SË: Këto nuk janë vetëm para, por janë çështje e kredibilitetit të shtetit të Kosovës. Viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë se Kosova ka humbur fonde të BE-së për shkak mospërmbushjes së obligimeve nga ana e institucioneve. Kjo është e patolerueshme. Duke njohur peshën politike të fondeve të BE-së, si dhe duke njohur pengesat të cilat mund të shfaqen në absorbimin e tyre, dhe të cilat mund të tejkalohen vetëm më autoritetin e Kryeministrit, kjo e vë Kryeministrin pozicion të pazëvendësueshëm në marrjen e përgjegjësive për fondet e BE-së.
9. KRIJIMI I QENDRËS QEVERITARE: Qeveria është një institucion jashtëzakonisht kompleks dhe shumëdimensional. Ekzekutimi i mandatit të Kryeministrit është ndërmarrje shumë komplekse politikë dhe teknike. Çdo ditë Kryeministri vërshohet nga dhjetëra çështje urgjente, dhe jo-urgjente, që konsumojnë vëmendjen, kohen dhe kapitalin e tij politik. Procesi integrues imponon bashkimin e strukturës integruese me qendrën e Qeverisë në mënyre që të sigurohet unifikim i plotë i procesit integrues me politikat ditore të saj, duke fokusuar kështu vëmendjen e Kryeministrit në çështjet më të rëndësishme dhe më urgjente. Çdo largim i këtyre dy strukturave mbart me vete kosto për procesin integrues.
10. FUQIZIM ADMINISTRATIV: Bashkimi Evropian, Gjermania, Luksemburgu dhe Norvegjia kanë investuar deri më sot 43.7 milionë EURO në avancimin e stafit përgjegjës për integrim evropian. Fuqizimi i stafit të angazhuar në fushën e integrimit evropian, nën ombrellën e strukturës më të lartë Qeveritare – Kryeministrit, do t’u mundësojë atyre që të kontribuojnë në përshpejtim e ndërmarrjes së reformave evropiane, duke marrë për bazë peshën e autoriteti që do të ushtrojnë nën autoritetin suprem të Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës