LAJMI I FUNDIT:

Instagrami po teston një mjet AI që verifikon moshën duke skanuar fytyrën tuaj

Instagrami po teston një mjet AI që verifikon moshën duke skanuar fytyrën tuaj

Instagrami po teston metoda të reja për përdoruesit për të verifikuar moshën e tyre, duke përfshirë një mjet AI të ndërtuar nga një kompani e palës së tretë, Yoti, që vlerëson se sa vjeç jeni vetëm duke skanuar fytyrën tuaj.

Zyrtarisht, duhet të jeni të paktën 13 vjeç për t’u regjistruar për një llogari në Instagram, por për vite me radhë kompania bëri pak përpjekje për të zbatuar këtë rregull.

Deri në vitin 2019, aplikacioni as që u mundua të pyeste përdoruesit e ri datëlindjen e tyre, e lëre më të përpiqej të verifikonte këtë informacion.


Megjithatë, pasi u qortua nga ekspertët e privatësisë dhe sigurisë së fëmijëve, Instagram ka prezantuar gjithnjë e më shumë veçori të verifikimit të moshës, si dhe metoda për të ndarë përdoruesit e rinj nga të rriturit.

Aktualisht, Instagram iu kërkon përdoruesve të verifikojnë moshën e tyre vetëm kur adoleshentët përpiqen të modifikojnë datën e lindjes për t’i treguar ata si 18 vjeç e lart. Për ta verifikuar moshën e tyre, përdoruesit mund të dërgojnë fotografi të kartave të ndryshme të identitetit dhe, nga sot, përdoruesit në SHBA do të kenë dy opsione shtesë: garanci sociale dhe vlerësim AI, raporton The Verge.

Për metodën e parë, garanci sociale, Instgram do t’i pyes tre ndjekës të përbashkët të përdoruesit për ta konfirmuar sa vjeç është. Ndjekësit e përbashkët do të duhet të jenë vetë mbi 18 vjeç dhe do të kenë tre ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesës së Instagramit.

Metoda e dytë, vlerësimi i AI, përfshin dërgimin e një video selfie te një kompani e palës së tretë, Yoti, e cila përdor makinerinë për të vlerësuar moshën e një personi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori