Inflacioni prek kategoritë e rrezikuara sociale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut, inflacioni ka goditur më së shumti familjet me status të rrezikuar social, thonë nga Platforma për luftën kundër varfërisë.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore, inflacioni në Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit 2021 do të arrijë në 3 për qind.
Ndërkaq, të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave bëjnë të ditur se rritje më të madhe të çmimeve kanë pësuar produktet ushqimore, me rreth 5 për qind. Vajrat janë shtrenjtuar për 25 për qind, perimet për 12 për qind, ndërkaq karburantet janë shtrenjtuar për mbi 30 për qind.
Hasan Demiri thotë se çmimet janë rritur shumë krahasuar me vitin e kaluar. Ai tregon se vitin e kaluar një litër vaj e ka blerë për 68 denarë (1.10 euro) e tani i njëjti produkt kushton 94 denarë (1.53 euro).
“Gjithçka tani është më shtrenjtë. Vaji, buka, perimet. Nuk di si do t’ia bëjmë. Unë me familjen time prej tetë anëtarësh jetojmë me ndihmë sociale dhe mbledhjen e gjësendeve të plastikës”, thotë ai.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, mbi 22 për qind e popullatës së Maqedonisë së Veriut jeton nën kufirin e varfërisë, ndërkaq 35 për qind ndodhen në kufirin e shkallës së varfërisë.
Nga Platforma për luftën kundër varfërisë thonë se rritja e çmimeve kanë goditur më së shumti familjet që varen nga ndihmat sociale.
“Nëse vitin e kaluar, një familje ka pasur 6,000 denarë (97 euro) të ardhura dhe me to ka mundur të blejë sasi të caktuara të ushqimit për ta kaluar muajin, këtë vit, me shumën e njëjtë nuk ka mundësi të blejë sasinë e njëjtë të ushqimit, por shumë më pak. Kjo paraqet problem për familjet me status të rrezikuar social sepse thellon edhe më shumë varfërinë”, thotë Biljana Dukovska drejtuese e Platformës për luftën kundër varfërisë.
Arben Halili, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritja e çmimeve, duke filluar nga produktet ushqimore, ka varfëruar edhe më shumë shportën e familjeve me të ardhura të ulëta, përkatësisht të atyre që kanë pagë minimale prej 250 euro.
“Rritja më e madhe e çmimeve filloi me artikuj ushqimor dhe këtë rritje më së shumti e ndjejnë ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme mujore. Çështja e rritje së çmimeve të vajit, bukës dhe produkteve të tjera elementare ushqimore sigurisht se i prek të gjithë qytetarët, por vështirësitë me furnizimin e mjaftueshëm familjar me produktet ushqimore i prek kategoritë sociale. Dhe në këtë drejtim, shteti duhet për këtë kategori të ofrojë një lloj asistence financiare, të njëjtë siç e bëri gjatë vitit të kaluar në fillimin e pandemisë”, thotë Halili.
Ndërkaq, Biljana Dukovska nga Platforma për luftën kundër varfërisë, thotë se me qëllim të zbutjes së shkallës së varfërisë, autoritetet duhet të gjejnë mekanizma për t’i mbështetur personat që janë pjesë e kategorive sociale, që të bëhen pjesë e tregut të punës dhe në këtë mënyrë të rrisin të ardhurat e buxhetit familjar.
“Ky dimër do të jetë shumë më i vështirë për shkak të shtrenjtimit të lëndëve ngrohëse. Të dhënat tregojnë se çdo i katërti qytetarë nuk e ngroh shtëpinë siç duhet, përkatësisht ngroh vetëm një pjesë të shtëpisë, me koston e heqjes dorë nga sasia e ushqimit apo të ndoshta një nevoje tjetër shtëpiake”, thotë ajo.
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska ka thënë se çmimet e produkteve ushqimore dhe karburanteve pritet të stabilizohen gjatë vitit të ardhshëm. Banka Popullore parashikon se vitin e ardhshëm inflacioni të shënojë ulje në 2 për qind./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve