LAJMI I FUNDIT:

Industria gjermane e veturave pritet të rimëkëmbet në 2022

Industria gjermane e veturave pritet të rimëkëmbet në 2022

Tregu gjerman i veturave pritet të rimëkëmbet këtë vit, vlerëson Shoqata e Industrisë së Automobilave (VDA) të mërkurën, e cila pret të regjistrohen rreth 2.8 milionë vetura të reja.

Kjo do të thotë rreth shtatë për qind më shumë vetura të reja në rrugë sesa në vitin 2021, tha presidentja e shoqatës Hildegard Muller. Vitin e kaluar janë regjistruar 2.62 milionë, raporton stuttgarterzeitung.

Shitjet e veturave të pasagjerëve u reduktuan ndjeshëm për shkak të vonesave në zinxhirët e furnizimit, veçanërisht të gjysmëpërçuesve. Muller tha se problemet ka të ngjarë të vazhdojnë edhe këtë vit, transmeton Telegrafi.


Industria gjermane e veturave është ende shumë prapa niveleve para pandemisë, sipas të dhënave të qeverisë që tregojnë se 3.6 milionë vetura të reja janë regjistruar në vitin 2019.

Të mërkurën, Muller bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e përshpejtuar të prodhimit evropian të gjysmëpërçuesve dhe baterive.

“Nëse Gjermania dëshiron të ruajë pozicionin e saj si një lider në tregun botëror në të ardhmen, ajo duhet të fillojë menjëherë ndërtimin e impianteve gjysmëpërçuese”, tha udhëheqësi i VDA-s.

“Planet fillestare për të zgjeruar prodhimin e baterive në Gjermani dhe Evropë tashmë ekzistojnë dhe është e rëndësishme që ato të zbatohen tani në një afat të shkurtër, në mënyrë që industria e automobilave në Evropë të vazhdojë të krijojë vlera të reja”, njoftoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Auto
Gjithnjë e më shumë njerëz në Kaliforni po i lënë bagazhet e tyre hapur, ja pse

Gjithnjë e më shumë njerëz në Kaliforni po i lënë bagazhet e tyre hapur, ja pse

Auto
Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!

Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!

Auto
Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës

Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës

Auto
Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Auto
Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur

Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur

Auto
Kalo në kategori