Ligjëratat fetare jashtë kontrollit të institucioneve kompetente, niveli i ulët i arsimit, kushtet e vështira ekonomike dhe sociale, thuhet të jenë vetëm disa nga arsyet që çuan qytetarët e Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak.
Kosova ishte përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në këto zona të luftërave. Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe 140 të tjerë.
Thuhet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri më tani rreth 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.
Lidhur me faktorët që çuan qytetarët e Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, thonë se kanë marrë të gjitha masat për përmirësimin e këtyre faktorëve. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, njëkohësisht koordinator nacional kundër terrorizmit, thotë se janë shënuar përparime në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit ekstrem fetar.
“Vetë fakti që më shumë se një vit nuk ka shkuarje të reja të qytetarëve tanë në luftërat e Lindjes së Mesme, flet për masat e ndërmarra nga mekanizmat e sigurisë dhe mekanizmat tjerë”, thekson Hoxha.
Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligj për parandalimin e përfshirjes në luftërat e huaja, ligj ky i cili parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës. Po ashtu, Kosova ka në zbatim Strategjinë Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Për ligjërata të tilla që po mbahen në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, patën reaguar përfaqësues të Bashkësisë Islame. Nusret Shiti, imam nga Hani i Elezit, përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës, thotë se nuk po iu jepet hapësirë e mjaftueshme për të luftuar terrorizimin.
“Një prej vendeve ku më së shumti duhet të luftohet ekstremizmi i dhunshëm, është shkolla. Futja e mësim-besimit fetar dhe ligjërimi i kompetentëve për këtë çështje, është shumë i duhur”, thekson Shiti.
Hulumtimet e bëra nga organizatat joqeveritare në Kosovë kishin theksuar se Kosova ka miratuar një kornizë solide të politikave në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, megjithatë zbatimi vazhdon të sfidohet nga kapacitetete kufizuara dhe mungesa e angazhimit të komuniteteve. Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, pati thënë se ekziston njohuri e kufizuar lidhur me ekstremizmin e dhunshëm tek institucionet, sidomos tek ato të nivelit lokal.
Ismajl Hasani, profesor i Sociologjisë së religjionit thotë se hapësirat private apo edhe institucionet, të cilat janë jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame janë vende, të cilat përhapin ideologji ekstremiste që shpien në terrorizëm.
“Të ashtuquajturat institucione fetare që janë jashtë kontrollit apo edhe gjysmë kontrollit të Bashkësisë Islame të Kosovës, janë vende të cilat përhapin ide të tilla, janë vende nëpër të cilat këta njerëz përgatiten shpirtërisht në emër të ashtuquajturit mision për të ndihmuar njerëz në luftën e shenjtë”, thekson Hasani.
Edhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në raportin e fundit të publikuar kishte konstatuar se përhapja e ideologjive ekstremiste dhe rekrutimi i qytetarëve të Kosovës për ekstremizëm apo terrorizëm, po bëhet në banesa private dhe jo në xhami. Lidhur më këtë dukuri, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, thotë se janë në dijeni për këtë, porse mekanizmat e sigurisë e kanë nën kontroll situatën.
Së fundi përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kishin theksuar se kanë mungesë të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare të sigurisë në luftën kundër terrorizimit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025