LAJMI I FUNDIT:

Indiani humb të bijën në bixhoz

Indiani humb të bijën në bixhoz

Një kumarxhi i pasionuar nga India lindore ka humbur të bijën e tij 18-vjeçare në lojë me letra, ka njoftuar gazeta më e madhe vendase “Times of India”.

Banorët e këtij fshati indian kanë thënë se mashkulli, të cilin gazeta e quan vetëm me emrin Ismail, pasi që ka humbur të gjitha paratë në letra në shortin e fundit ka vënë bast bijën e tij.

Ismaili i dëshpëruar ka humbur, derisa fituesi me emrin Mustafa e ka marrë të bijën e Ismailit me vete, shkruan gazeta.

Përfaqësuesit e fshatit menjëherë e kanë njoftuar policinë për incidenti. Vajza dhe Mustafa janë zhdukur, derisa policia është vënë në kërkim të tyre.