LAJMI I FUNDIT:

Indianët për sterilizim fitojnë një makinë dhuratë

Indianët për sterilizim fitojnë një makinë dhuratë

Zyrtarët shëndetësorë në shtetin indian Rajasthan inkurajojnë burrat dhe gratë që t’i nënshtrohen vullnetarisht sterilizimit, ndërsa si shkëmbim ua ofrojnë dhuratë një makinë dhe shpërblime tjera.

Zyrtarët e nisën fushatën e re me qëllim të zvogëlimit të shkallës së lartë të natalitetit.

Ndër shpërblimet e ofruara është edhe një makinë e prodhimit indian “Tata Nano” i cili është i njohur edhe me epitetin si “makina më e lirë në botë”.

Shumë zyrtarë të qeverisë indiane shprehën shqetësim për shkak të numrit të madh të lindjeve. Nëse India vazhdon me këtë ritëm të shtimit natyror, deri në vitin 2030 do ta kalojë edhe Kinën sa i përket numrit të banorëve.


Mjeku Sitaram Sharm nga spitali “Jhunjhunu” në perëndim të Indisë tha se shpreson se shansi për të fituar një makinë do të jetë tërheqës për së paku 20.000 burra dhe gra për t’iu nënshtruar sterilizimit.

Spitali, po ashtu ofron motoçikleta, aparate televizive dhe oferta për ushqime. Oferta vlen për të gjithë indianët, e jo vetëm për banorët e shtetit Rajasthan. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Kalo në kategori